Ministri për Europë në qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar ka reaguar ndaj vrasjes së Oliver Ivanoviqit në Mitrovicë.
/Shqiptarja.com
Në një komunikatë për media, Sir Alan Duncan ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është e shokuar dhe e shqetësuar me vrasjen e Ivanoviqit.
“Ne i bëjmë thirrje policisë së Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë që të hetojnë incidentin dhe të sjellin përgjegjësitë para drejtësisë në mundësinë e parë”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Është e rëndësishme që politikanët dhe ata në jetën publike të kenë mundësi të punojnë pa frikë për dhunë. Kjo dhunë është ajo që ne dëshirojmë ta çrrënjosim nga Ballkani Perëndimor”, ka thënë Duncan.
d.c./shqiptarja.com











