Anglia mund të bëhet vendi i parë që do të rekomandojë cigaret elektronike, shkak ulja e normës së duhanpirjes

Anglia mund të bëhet vendi i parë që do të rekomandojë cigaret elektronike, shkak ulja e normës së duhanpirjes

Cigaret elektronike

Cigaret elektronike mund të rekomandohen nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Anglisë për të ulur normat e pirjes së duhanit në vend. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar gjatë një deklarate ditën e sotme bëri me dije se produktet e cigareve elektronike janë të lejueshme të përdoren për ata që duan të lënë duhanin. Prodhuesit e produkteve të cigareve elektronike tani mund të kalojnë të njëjtin proces miratimi rregullator si ilaçet e tjera të vendit. Nëse këto produktet miratohen, kjo do të thotë se Anglia do të jetë vendi i parë në botë që do të ketë cigare elektronike të licencuara si produkt mjekësor.

Linda Bauld, Bruce dhe John Usher, kryetar në Shëndetin Publik, thanë se ka prova që cigaret e disponueshme si produkte të konsumit mund t'i ndihmojnë duhanpirësit të lënë duhanin. Ata janë  të shqetësuar për sigurinë në lidhje me rreziqet relative të cigareve elektronike, pasi përmbajnë nikotinë  dhe është e rëndësishme që të bëhen kontrolle të vazhdueshme derisa të sigurohen që përdorimi i këtij produkti nuk sjellë problem tek qytetarët.

Në krahasim me duhanin, cigaret elektronike nuk prodhojnë katran ose monoksid karboni dy nga elementët më të dëmshme që gjenden në tymin e cigares.

Duhanpirësit tashmë mund të marrin cigare elektronike nga shërbime të cilat përdoren  për ndalimin e pirjes së duhanit dhe kjo mund të zgjerojë aksesin në cigaret elektronike që mund të çojë shumë lehtë në një situatë ku cigaret elektronike me efektivitet të kufizuar mund të përdoren ndërsa ato shumë më të mira jo.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?