Sfida me Bullgarinë në Wembley-n magjik ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për Anglinë, pasi ‘Tre Luanët’ kanë fituar me shifrat e thella 4-0. Të besuarit e Southgate e nisëm me marshin e pestë që në fillim dhe pas tentativave të njëpasnjëshme zhbllokuan në minutën e 24 me Harry Kane, që nuk fali pas një asist të Sterling.
Gjithsesi pjesa më e madhe e golave do të shënoheshin në fraksionin e dytë, me Kane që në minutën e 50 u bë sërish protagonist duke dyfishuar me penallti. Pa kaluar shumë Stërling arriti të thellonte diferencat, ndërsa ‘bomberi’ Harry Kane në pjesën e mbetur të lojës plotësoi ‘pokerin’ për Anginë me ‘tripletën’ personale. Një fitore që Anglinë e ngjit në vendin e parë në Grupin A, duke parakaluar Kosovën që këtë pozicion e mbajti vetëm për pak orë pas fitores me Çekinë. Të martën ndërkohë do të jetë edhe përballja direkte mes Anglisë dhe Kosovës, e cila do të luhet në Southampton.
Tre pikë shumë të rëndësishme ka marrë edhe Portugalia e Cristiano Ronaldo-s, që në Beograd ka mposhtur 2-4 Serbinë e mbështetur nga 40 mijë spektatorë. Luzitanët kaluan të parët në avantazh në fundin e pjesës së parë, me Ëilliam Carvalho që shfrytëzoi një rrëmujë në zonë. Më tej Guedes do të dyfishonte shifrat para se Milenkovic të zgjonte shpresat për vendasit. Atëherë kur pritej goli i barazimit Cristiano Ronaldo bëri atë që di të bëj më mirë, duke konkretizuar në gol një assist të Bernardo Silva.
Gjithsesi Serbia nuk u dorëzua dhe rizgjoi shpresat për pikë me Mitrovic, por në fund gjithçka rezultoi e kotë pasi Portugalia do të realizonte edhe një herë tjetër me Silvën, duke vulosur në të njëjtën kohë edhe shifrat përfundimtare. Me këtë fitore Portugalia ngjitet në vendin e dytë në Grupin B me 5 pikë, 8 më pak se Ukraina e vendit të parë që ka dy ndeshje më shumë.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
11.9%
-
Jo
80.7%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1299
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Debuton ndaj Shqipërisë në moshën 32-vjeçare! Historia e Dan Burn, mbrojtësi pa një gisht i Anglisë
15 Mars, 18:21
-
Thomas Tuchel publikon listën, Anglia zgjedh 'Luanët' që do përballen me Shqipërinë! Tuchel: Kuqezinjtë kanë cilësi
14 Mars, 10:38
-
Botërori 2026/ Pak orë nga dalja në treg, shiten të gjitha biletat e tifozëve shqiptarë për ndeshjen Angli - Shqipëri
21 Janar, 20:21
-
Nga sot zyrtarisht trajneri i Anglisë, Tuchel do të provojë 'Tre Luanët' kundër Shqipërisë
1 Janar, 15:51
-
Shorti i Botërorit/ Prodani në ‘Studio Live’: UEFA gaboi me shortin e Shqipërisë, s’duhet t’i kemi frikë! Serbia ‘armiku ynë’, shans për të bërë histori! Seitllari: Duka rrudhi buzët
13 Dhjetor 2024, 20:30
-
Liga e Kombeve/ Franca mposht 1-3 Italinë dhe i ‘rrëmben’ vendin e parë, Belgjika zhgënjim total! Anglia kthehet në Ligën A, Greqia e pëson nga golavarazhi
18 Nëntor 2024, 08:49
-
Banka Qendrore e Anglisë, thirrje për afrim me Bashkimin Evropian
15 Nëntor 2024, 08:29
-
Liga e Kombeve/ Italia mposht Belgjikën dhe prek fazë çerekfinale, Franca kalon më tej me ‘X’! Fitojnë Anglia e Norvegjia, shënon Haaland
14 Nëntor 2024, 22:55
-
Liga e Kombeve/ Parisi 'blindohet' me 4 mijë policë, luhet Francë - Izrael! Në stadium dhe Macron, sot edhe Italia e Anglia
14 Nëntor 2024, 10:05
-
Dëmtim në minutat e fundit, tetë lojtarë ‘refuzojnë’ grumbullimin me Anglinë
13 Nëntor 2024, 16:02
-
Zyrtare/ Thomas Tuchel konfirmohet si trajneri i i ri Anglisë, kontratë 18 mujore: Privilegj i madh
16 Tetor 2024, 10:51
-
Liga e Kombeve/ Kosova tre fitore radhazi, mposht 3-0 Qipron në ‘Fadil Vokrri’! Spanja i tregon vendin Serbisë, Zvicra e Kroacia e bëjnë dramë
15 Tetor 2024, 22:44