Pas fitores 2-1 të Portugalisë të dielën kundër Norvegjisë trajneri Jorge Jesus u ndal te çështja më e shumë përfolur në futboll: largimi i Cirstiano Ronaldo-s nga grumbullimi me kombëtaren. Jesus u përpoqë të ulte tensionin, ndërsa hapi derën e rikthimit të kapitenit, duke e përshkruar incidentin si ‘një keqkuptim’ që mund të zgjidhet lehtësisht.

Jesus shtoi se nuk e di se kur do të zgjidhet çështja sepse vendimi varet nga Cristiano Ronaldo. Megjithatë, trajneri e bëri të qartë se nuk ka ndërmend që ta përjashtojë nga grumbullimi i ardhshëm golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave për Portugalinë.

"Nuk e di çfarë do të ndodhë. Për mua, gjithçka është e hapur. Ai duhet të vendosë për të ardhmen e tij përpara se të thirret. Nëse luan dhe dëshiron të jetë pjesë e ekipit kombëtar, mund të kthehet kur të dëshirojë, pse jo? Ishte një keqkuptim dhe sipas mendimit tim është i lehtë për t'u zgjidhur. Për sa më përket mua gjithçka është në rregull. Kur do të zgjidhet? Nuk e di, do ta shohim, ndeshja sapo mbaroi,"- tha Jorge Jesus.

Trajneri mohoi se do ti kërkonte falje Ronaldo-s, siç është raportuar më herët në disa media portugeze. Ai pranoi se incidenti mori këto përmasa për shkak të emrit të Ronaldo-s, por përsëriti se nuk ka mungesë respekti ndaj tij. Sakaq presidenti i federatës portugeze të futbollit është shprehur se po punon për një takim mes Cristiano Ronaldo-s dhe trajnerit Jorge Jeses. Ai tha se ‘Ronaldo është ikonë e futbollit portugez’ dhe shtoi se ‘do ta zgjidhim keqkuptimin’.