Anglia super favorite, sot përballja me Sllovakinë në 1/8! Synohet befasia dhe historia në Evropian

Në ‘Veltis Arena’ të Gelsenkirshenit Anglia do kërkojë sot, duke nisur nga ora 18:00, të sigurojë kualifikimin në çerekfinalet e Evropianit, teksa përballë në 1/8 do ketë Sllovakinë. ‘Tre luanët’ ndryshe nga herët e tjera, nuk e kanë nisur me shkëlqim në grup dhe nuk janë shprehur me siguri për fitimin e kompeticionit, por mbeten super favoritë në këtë përballje.

Sllovakia është kualifikuar si e treta më e mirë në grupin E, ndërsa në përbërje i mungojnë yjet. Si Çekosllovaki në një rast kanë arritur ta fitojnë Evropianin, por që nga ndarja nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se raundi i të 16-ve. Sot pretendojnë që ndaj Anglisë të bëjnë jo vetëm mrekullinë, por edhe historinë.

Nga ana tjetër edhe Anglia kurrë s’e ka fituar Evropianin, ndërsa janë nënkampionë në fuqi. Për fatin e mirë të trajnerëve, si ai i Anglisë Southagatë dhe ai i Sllovakisë Calzona, nuk kanë asnjë mungesë në këtë përballje. Fituesin e 1/8, në raundin tjetër që është çerekfinalja, e pret Zvicra që eliminoi Italinë.

Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)