Anija e të çmendurve...

Anija e të çmendurve...
TIRANE - Në kohën që parlamenti grek votonte paketën e masave shtrënguese, më të egra e më të ashpra në historinë e demokracisë greke, në kohën që nga kjo paketë ligjesh ndryshon rrënjësisht jeta, por edhe themelet e deritanishme të Greqisë, shumë zyrtarë të lartë europianë, bëjnë deklarata të shpeshta, të cilat kanë ndoshta si synim të revoltojnë popullin grek dhe të nxisin trazira në Greqi.

Thuhet se në Europën e Mesjetës, disa popuj e kishin për zakon që t'i ngarkonin të çmendurit e tyre në anije dhe t'i dërgonin larg, në udhëtime pa fund dhe pa destinacion të përcaktuar. Kështu, ata shpëtonin, nga pesha e përkujdesjes të të çmendurve të tyre dhe kur vendin e tyre e vizitonte ndonjë anije tjetër, me të çmendur të tjerë, gjenin një pamje të pasur në ato ç'ka bënin pasagjerët. U jepnin ndonjë farë ndihme, pa pasur përgjegjësinë për përkujdesjen e përhershme të tyre. Anija me të çmendurit ishte një zgjidhje praktike, por edhe një tregues i pamundësisë së njeriut që të përcaktojë fatin e tij.
Në disa momente këto vitet e fundit, pamja e anijes me pasagjerët e çmendur që grinden me njëri- tjetrin, pa pasur idenë se ku po shkojnë, do të mund të funksiononte edhe si metaforë se si, të paktën disa zyrtarë të lartë europianë e trajtojnë Greqinë: "Janë të detyruar ta ndihmojnë, mendojnë se problemi i Greqisë është vetëm problem i Greqisë, por, për sa kohë që problemi i Greqisë nuk zgjidhet me një mënyre që të bindë se Europa përkujdeset për popujt e saj, sëmundja do të transmetohet, anija pa destinacion do të përfaqësojë vetë Europën...

Kjo metaforë, ndoshta është hiperbolike, por sot në Greqi të gjithë kanë hipur në një udhëtim, i cili nuk dihet se ku do të përfundojë. Ose kur.
Greqia nuk përballet as me luftë, as me pushtim, as me ndonjë katastrofë natyrore. Grekët janë të detyruar të ndryshojnë sistemin e tyre politik dhe ekonomik, në shkëmbim të kredive, të cilat do të mbajnë pak a shumë në jetë shoqërinë greke.

Duke qenë se në epokën e sotme ekziston solidariteti ndërmjet popujve, ortakët e Greqisë në BE dhe FMN, i kanë ofruar Greqisë ndihmë, përpara se të shembeshin muret e saj. Kushti ishte që muret t'i rrëzonte vetë Greqia, me justifikimin se me paratë dhe me ndihmën e tyre do të ngriheshin mure të reja, me të qëndrueshme, (ndërkohë që do të paguhen edhe borxhet).

Shtetet e BE shohin ndihmen që ofrojnë dhe vështirësinë e grekëve që ta vlerësojnë siç duhet shpejt dhe me efikasitet dhe, në kohën e mungesave të mëdha, të ndërtojnë shoqërinë (muret e saj) që nga fillimi.

Duhet shumë kohë dhe durim të të përmendet Greqia, të fillojnë të prodhojë dhe të çlirohet prej borxhit.
Në kohën që parlamenti grek votonte pakesën e masave shtrënguese, më të egra e më të ashpra në historinë e demokracisë greke, në kohën që nga kjo paketë ligjesh ndryshon rrënjësisht jeta, por edhe themelet e deritanishme të Greqisë, shumë zyrtarë të lartë europianë, bëjnë deklarata të shpeshta, të cilat kanë ndoshta si synim të revoltojnë popullin grek dhe të nxisin trazira në Greqi.

Nuk shpjegohet ndryshe fakti që edhe pas votimit të paketës së masave shtrënguese ditën e mërkurë, të enjten ministri gjerman, Soible, deklaroi se është shumë shpejt që të votohet dhënia e ndihmës së radhës për Greqinë. Edhe po qe se ministri gjerman është mosbesues për zbatimin e masave që u votuan nga parlamenti grek, ai mundet që të ishte pak më i kujdesshëm në deklaratat e tij dhe të "përgëzonte" apo t'i jepte "kurajë" Greqisë dhe qeverisë së saj.

Një gjë është e sigurtë.
Me taktikën Soible, opinioni publik grek, shtyhet në ekstrem dhe në një qëndrim antieuropian.
Në rast se ky është synimi i tyre, atëherë, me të vërtetë që kjo po arrihet...
***

Dhe këtu vijmë në një tjetër parametër, në atë që do të mund ta quaja "parlamentarizmi si guackë"!
Pasi tashmë që paketa e masave shtrënguese, e cila ndryshoi përfundimisht jetën e miliona grekëve, është ligj i shtetit, ka rëndësinë e vet që të analizojmë gjithë procedurën.

Qeveria pretendon se me këtë paketë do të shpëtojë Greqia. Në të kundërt, deputetët që votuan kundër dhe shumica e qytetarëve grekë (sipas sondazheve) pretendojnë të kundërtën.

Lidhet ekzistojnë qëtë arrihet tejkalimi demokratik i kundërshtive të tilla. Por Demokracia nuk fillon e as nuk mbaron në fillimin e shumicës parlamentare.
Kushtetuta përcakton procedura të qarta në mënyrë që kjo vlerë (shumica parlamentare) të funksionojë në mënyrë të drejtë e krijuese dhe jo mekanikisht.
Me fjalë të tjera, deputetët duhet të votojnë pasi te jenë njohur me amandamentet dhe pasi projektligji është paraqitur, në provën e një kritike të mundshme. Vetëm kështu vota do të ketë vlerën e urdherit të popullit

Po asgjë nga këto nuk ndodhi e as vlejti në votimin e javës së shkuar në Parlamentin grek.
Deputetët kishin një ide të përgjithshme nga burimet mediatike, projektligji iu dha ditën e mëparshme dhe u votua me një procedurë të përshpejtuar e urgjente. Ishte praktikisht e pamundur që ndonjë deputet të studionte e të lexonte qindra faqe të këtij projektligji brenda disa orëve, në mënyrë që të dinte se çfarë votonte.
E njëjta gjë ka ndodhur në votimiet e të tre Memorandumeve në dy vitet e fundit.
Por qeveria aktuale greke, kësaj radhe, kapërceu çdo kufi në përqeshjen e ligjeve. Qindra faqe të një projektligji u votuan vetëm me një nen, duka shkelur Kushtetutën, të cilën vetë ata e kishin votuar e miratuar.

Gjithçka u bë në emër të shpëtimit të vendit. Por në Demokraci, asnjë qëllim nuk justifikon mjetin, veçanërisht kur shpëtimi sipas qeverisë, sipas opozitës çon në katastrofë. Fakti që të gjitha votimet e rëndësishme u bënë në çastin e fundit, nën presionin e dilemave shantaziste dhe presioneve asfiksuese, me procedura që përbëjnë shkelje të ligjeve, mund të dëshmojë se e gjithë kjo situatë në Greqi është studiuar dhe drejtuar në mënyrë metodike në këtë pikë.
Në realitet, si Trojka, ashtu edhe qeveria e konsiderojnë porcedurën parlamentare jo si një funksion të nevojshëm demokratik, por si një pengesë politike. Për këtë ndoshta edhe e anashkalojnë dhe e shndërrojnë në një guaskë, e vetmja gjë që u intereson është që me çdo mjet të marrin miratimin parlamentar dhe jo të krijojnë miratimin më të gjerë politik të popullit.

Sidomos tani që gjithnjë e më shumë qytetarët grekë, të zhgënjyer e të neveritur nga politika, po i kthejne shpinën shtetit demokratik, duke konsideruar se ka tradhtuar popullin...

www.ardistefa.blogspot.com

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura