TIRANE -Pas më shumë se dy muajsh, zbardhet intinerari i plotë i anijes që u bllokua me municione në Jemen, në drejtimin e të cilës ishin tre shqiptarë. Gazeta “Shqiptarja.com” ka mundur të zbardhë të gjitha detajet e arrestimit të ekuipazhit, bllokimit të anijes së kompanisë greke dhe përpjekjet e diplomacisë shqiptare për ta zhbllokuar situatën. Ndërkohë që kapiteni i anijes, Arif Bakillari në një intervistë telefonike për Tv A1 Report, me gazetaren Mira Kazhani deklaroi se pret apelimin së bashku me dy shqiptarët tjerë.
Kanë qenë orët e para të mëngjesit të 18 dhjetorit 2012, kur anija EOS, me flamur moldav, është ankoruar në portin e Mukalla të Jemenit. Defekti në njërin prej motorëve, si dhe nevojat për t’u furnizuar me karburant, ujë dhe ushqime, ishin arsyet e ndalesës së detyruar në portin e fjalë, për të mos vazhduar më tej rrugën drejt Irakut. Kaq ka mjaftuar, që në vendin arab të nisnin dhe problemet për anijen e ekuipazhin shqiptar të përbërë nga Arif Bakillari kapiten, Mihal Cangonji oficer i parë, dhe kryemekaniku Nezir Shahaj, të tre nga Durrësi.
INTERVISTA PER TV A1 REPORT!: APELUAM VENDIMIN
Gjatë një interviste telefonike për Tv A1 Report!, kapiteni i anijes, i dënuar me 6 vjet burg e që pret apelimin së bashku me dy shqiptarët tjerë, (secili i dënuar 6 vjet burg) Arif Bakillari, ka treguar se, variantin e tij në lidhje me udhëtimin dhe bllokimin në Jemen. Ai ka konfirmuar, se kompania greke që ka në pronësi anijen EOS, ka kontratë për transportin e municioneve e armëve luftarake drejt vendeve të ndryshme. Sipas tij, gjithçka ka qenë e rregullt, e shoqëruar me dokumentacion e për këtë lëvizje, kanë qenë në dijeni dhe forcat e NATO-s, të cilat e kanë shoqëruar anijen në disa raste. Sipas rrëfimit të tij, në asnjë port nuk ka pasur probleme. Bakillari ka deklaruar se me urdhër të autoriteteve, ai fle në spital, ku u kurua, dhe tani s’ka më problem. Ndërsa dy shqiptarët tjerë jetojnë në anije. Ndërsa ata e kanë apeluar çështjen.
ARRESTIMET
Sipas burimeve të “Shqiptarja.com”, më 15 dhjetor, anija EOS është nisur drejt portit Mukalla për t’u furnizuar me karburant, ujë dhe ushqime e më pas do të nisej në drejtim të destinacionit final, Irakut. Veç kësaj, një mekanik i ardhur nga Greqia në Jemen do të riparonte defektin, pasi njëri motor ishte dëmtuar. Në orën 03.00 të datës 18 dhjetor, para hyrjes në ujrat territorial, ekuipazhi i anijes i kryesuar nga kapiteni shqiptar Arif Bakillari, kanë komunikuar me autoritetet e Jemenit për mbërriten dhe motivin pse po shkonin në këtë port. Ndërsa kapiteneria jemenase është përgjigjur se ka njoftim për këtë “vizitë” dhe i ka përcaktuar vendin anijes. Madje, siç mësohet, anglishtja e vendasve ka qenë mjaft e dobët, aq sa, edhe për zbatimin e protokolleve nuk ka patur aspak profesionalizëm. Siç mësohet, edhe dhënia e informacioneve nga anija EOS për të dhënat në lidhje me ngarkesën etj, është hasur në refuzimin e autoriteteve të portit që do të kryenin pranimin. Kur anija, prodhim i viteve `80 është ankoruar, oficerit vendas i është dorëzuar kërkësa për furnizimet, si dhe dokumentet tjera të anijes e mallit. Pas miratimit nga autoritetet, në kohën kur anija po furnozohej me karburant, rredh mesnatës së datës 18, duke nisur data 19, disa forca kanë kërkuar të kontrollojnë anijen. Por, kjo është kundështuar nga kapiteni Bakillari, pasi anija është me flamur moldav. Ndërkaq, mekaniku grek kishte kryer riparimin e motorrit, por kishte ende problem me agregatin elektrik.
Por, jemenasit nuk janë ndalur me kaq. Më datën 19 dhjetor, disa ushtarakë vendas janë rifutur në anije, duke kontrolluar ngarkesën me municione dhe duke e krahasuar me dokumentacionin. Kontrollet, verifikimet, pyetjet, kanë vazhduar për afro 5 ditë. Duke qenë se vendasit nuk dinin anglisht, komunikimi është bërë në rusisht, nëpërmjet oficerit shqiptar, Mihal Cangonji, nëna e të cilit ka origjinë ruse.
Pas disa ditësh në këtë situatë, dhe pikërisht më 7 janar 2013, ekuipazhi urdhërohet të shkojë në polici. Burime të besueshme të Shqiptarja.com treguan, se kur ekuipazhi zbriti në tokë, ushtarakët jemenas u urdhëruan t’i arrestonin.
INTINERARI
Anija greke, në drejtimin e të cilës ishin tre shqiptarë dhe kapiten ishte Arif Bakillari, duhet se nuk ka pasur një udhëtim të lehtë. EOS është ngarkuar me municione në Tivar, sipas marrëveshjes që kishte mes kompanisë greke COASTERS MARINE CORP-Athinë dhe Serbisë.
Shqiptarët e kanë marrë në doprëzim anijen më 15 korrik 2012 në Greqi dhe më datën 17 janë nisur nga Porti i Astakos. Më 26 korrik, anija ka mbërritur në portin Berinçe të Turqisë, dhe më pas, më 31 korrik, në atë të Aleksandrisë në Egjipt, Përmes Suezit, kanal mjaft i kontrolluar për shkak të rrezikshmërisë nga pirateria, anija ka mbërritur në Aden, ku dhe është furnizuar, konkretisht më 15 gusht. Por, udhëtimi është ndalur për një javë, pasi kompania ka urdhëruar pritjen e anijes KORA, po pronë e saj. Më datën 23 gusht, nga kjo e fundit janë ngarkuar në EOS, 4 kontenierë të cilat do të shkonin në Mombasa, Kenia. Kjo u bë, me qëllim që të kurshej udhëtimi i njërës anije.
Anija e drejtuar nga kapiteni shqiptar dhe e ngarkuar me municione që do të çoheshin në Irak, është shoqëruar nga anijet e NATO-s, pasi në kanalin e Adenit, mund të kishte grabitje nga piratët. Rrugës për në Kenia, anija ka pësuar një defekt, i cili është riparuar në portin Somalez Laskorea, më 15 shtator. Më 8 nëntor, ngarkesa e destinuar për në Kenia është shkarkuar në Mombasa. Më 30 nëntor 2012, anija ka riparuar dhe fefektin dhe e shoqëruar nga NATO, për shkak të ngarkesës, ka udhëtuar drejt brigjeve të Somalisë, me qëllim Irakun. Më pas, monitorimi i anijes nga NATO është bërë me satelit, pasi nëse do të shoqërohej, kostoja ishte e lartë. Ndërsa anija udhëtonte shumë ngadalë, për shkak të ngarkesës së rrezikshme. Për arsyen e një furnizimi me naftë, ku anija ka marrë 7 mijë litra naftë, është bërë një ndalesë e shkurtër në ishujt e arkipelagut të Sokotres Abd Aj Kuri, pikërisht më 12 Dhjetor 2012. Më pas, për shkak të defektit që nuk ishte riparuar siç duhet dhe furnizimit total me karburant, ushqime dhe ujë, anija ësntë nisur drejt portit jemenas Mukalla, ku u bllokua e gjendet edhe sot.
NDËRHYRJET E DIPLOMACISË, NGA AMBASADORI, TE PANARITI
Pasi autoritetet shqiptare të diplomacisë, janë vënë në dijeni për rastin e bllokimit të anijes dhe arrestimit të tre marinarëve shqiptarë, kanë nisur menjëherë përpjekjet. Fillimisht ka ndërhyrë ambasada shqiptare në Arabinë Saudite, seli diplomatike kjo që mbulon dhe Jemenin. Pas ndërhyjes se ambasadorit Admir Banaj, fillimisht u kontaktua me telefon me kapitenin Bakillari, i cili u vu në dijeni se Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme, po bën të gjitha ndërhyrjet e mundshme për kthimin e ekuipazhit shqiptar në atdhe. Diplomati Banaj, pasi ka folur dhe me dy marinarët tjerë që ndodheshin në anije, Mihal Cangonji e Nezir Shahaj, i ka telefonuar dhe Sekretarit të Parë të Ambasadës së Irakur në Sanna, i cili më parë kishte qenë në Mukalla.
Veç kësaj, ambasada shqiptare në Arabinë Saudite, ka siguruar nëpërmjet kompanisë greke të lundrimit edhe dokumentacionin e transportit të municioneve, i cili i është vënë në dispozicion gjykatës së Jemenit, gjë që siç duhet, bëri që gjykata të ndryshonte tri herë akuzat ndaj ekuipazhit. Por, sipas burimeve të Shqiptarja.com, dukej se qëllimi i vendasve ishte sekuestrimi i municioneve. Për çështjen në fjalë, zv.ministri i jashtëm Belortaja, takoi në Egjipt dhe homologun e tij të Jemenit, ku ia parashtroi çështjen. Por, duarkryq nuk ka ndenjur as Ministri i Jashtëm, Panariti, i cili përveçse ka ndjekur gjithë situatën, i ka kërkuar ambasadorit Banaj që të shkojë në Jemen, me qëllimin ndikimin për lirimin e tre shqiptarëve, pikërisht në këtë kohë që pritet dhe gjyqi në apel.
(gs/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com