Anija-shkollë italiane 'Amerigo Vespucci’ mbërrin të dielën në portin e Durrësit

Anija-shkollë italiane 'Amerigo Vespucci’ mbërrin të dielën në portin e Durrësit

Anija 'Amerigo Vespucci'

Anija-shkollë italiane ‘Amerigo Vespucci’ do të mbërrijë në portin e Durrësit të dielën në orën 15:00. Që prej vitit 1931, anije me vela është një ndër perlat e Marinës ushtarake italiane.

E ndërtuar në vitin 1931 në kantieret e Castellammare di Stabia, anija Amerigo Vespucci ka edukuar breza të tërë oficerësh, duke realizuar më shumë se 70 fushata edukimi nëpër botë. Në vitin 2018, ka shkuar edhe në Rrethin Arktik.

Anija vjen në Shqipëri në kuadër të veprimtarisë së rëndësishme të “diplomacisë detare” e cila përkon me përmbylljen e fushatës së edukimit 2022, veprimtari e cila, për Ministrinë e Mbrojtjes italiane, është e një rëndësie të veçantë.

Anija Vespucci do të qëndrojë në portin e Durrësit prej orës 15:00 të datës 16 tetor deri në orën 11:00 të datës 19 tetor. Janë të shumta veprimtaritë që parashikohen të zhvillohen gjatë këtyre tre ditëve.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Sufllaqe nga qielli nuk bien më', Meta: PL do të rrëzojë Rilindjen, iku koha kur opozita drejtohej nga lulushët!

'Sufllaqe nga qielli nuk bien më', Meta: PL do të rrëzojë Rilindjen, iku koha kur opozita drejtohej nga lulushët!