Shqipëria s'mund të pranojë rikthimin e anijeve me 816 ton mbetje toksike pa prova!' Ministria e Infrastrukturës dhe e Mjedisit dalin me deklaratë të përbashkët

Tirane-  Ministria e Infrastukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Turizmit e Mjedisit kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për medien në lidhje me skandalin me 816 ton të dyshuara mbetje toksike të cilat kanë dalë nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën por dhe ngarkesën me 115 kontejnerë me origjinë nga Kosvova, por që Shqipëria ishte vend tranzit, drejt Kinës.

Në deklaratë thuhet se në të dyja rastet përfolura të transportit, nga Elbasani drejt Tajlandës dhe nga Kosova drejt Kinës, mallrat janë deklaruara si okside/hidrokside hekuri apo koncentrat zinku, të cilat nuk janë konsideruar asnjëherë si mbetje të rrezikshme ndaj nuk mund të fajësohet dogana.

“Nuk mund të aludohet për mosveprim të administratës portuale apo asaj detare” nënvizohet në deklaratë duke ia ngarkuar me përgjegjësi eksportuesit apo importuesit si detyrim për të evidentuar përmes dokumentacionit shoqërues të mallit nga prodhuesi, analizat dhe autorizimet përkatëse' thuhet në deklaratë.

Ata theksojnë se dy operatorët ekonomikë, njëri në Shqipëri dhe tjetri në Kosovë, po bëjnë përpjekje të dukshme për t’iu shmangur përgjegjësive, ndaj "pritja e rezultatit të hetimeve dhe analizave përkatëse do të ishte më mirë se sa të ngarkohen me përgjegjësi agjencitë ligjzbatuese".

Dy ministritë mbështesin dhe inkurajojnë hetimet për të sqaruar përgjegjësinë në fjalë. Në rastin e kontejnerëve që cuan mbetjet nga Elbasani në Tajlandë sipas organizatave ndërkombëtare të mjedisit dyshohet se ishin pluhur furre elektrike, ndërsa në dokumente ata janë deklaruar si  okside/hidrokside hekuri.

Anijet me 816 ton me mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme, origjina e të cilave është  “Kurum International” që kishin destinacion Tajlandën tashmë janë drejt kthimit. Dhe 115 kontejnerë që kishin destinacion Kinën janë drejt kthimit por autoritetet shqiptare nënvizojnë se nuk do të pranojnë kthimin e tyre pa dalë analizat të cilat do të përcaktojnë nëse janë vërtet oksid hekuri sic ishte deklaruar apo mbetje të rrezikshme.

" Në këto rrethana, nuk mundet  që Shqipëria të pranojë a priori rikthimin e ngarkesave të tilla, aq më tepër vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekullimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme"

Prej 16 gushtit 2024 Prokuroria e Durrësit tashmë ka nisur një hetim mbi transportimin e ngarkesës me 816 ton që dyshohet të jetë me mbetje të rrezikshme pluhur nga filtrat e furrave të çelikut të kompanisë KURUM, të nisur më 4 korrik 2024 nga Porti i Durrësit e me destinacion final Tajlandën.  Hetimret kanë të bëjnë me veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, Transportimi i mbetjeve”, parashikuar nga neni 201/b i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit.

Në deklaratë thuhet se po vijojnë hetimet  me OLAF dhe se do të ishte e udhës për të gjithë që të prisnim rezultatet e hetimeve dhe analizave përkatëse.  Ndërkohë sot u mësua se KURUM ka mbyllur dyert e uzinës.

Deklarata e perbashket


Disa fakte të thjeshta, për të ndarë qartë lajme toksike nga rrezikshmëria e dyshuar e mallrave.
 
Prej disa ditësh, burime të caktuara mediatike bëjnë aludime për “mallra të rrezikshme” që kanë dalë nga Shqipëria, ndërkohë që në deklarata politike akuzohet Qeveria për mosveprim në lidhje me raste të dyshuara të transportit të parregullt drejt Tajlandës dhe Kinës të një sasie mallrash me përmbajtje mbetjesh të dala nga proceset teknologjike në Shqipëri dhe Kosovë.
 
E rëndësishme të ritheksohet se prej momentit të parë të sinjalizimit të këtyre dyshimeve muajin e kaluar, strukturat shtetërore nisën menjëherë një shkëmbim intensiv informacioni si dhe një hetim të përbashkët me OLAF (Zyrën e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimit). 
Por pavarësisht se do ishte e udhës të prisnim rezultatet e hetimeve, përkundrejt paudhësisë së atyre që të vetmin instrument mbijetese në tregun mediatik e politik kanë denigrimin e agjencive ligjzbatuese na duhet të reagojmë  për opinionin publik, për të vendosur kufirin mes botës reale dhe asaj të fabrikimeve e të akuzave të pandalura. 
 
Mallrat rifuxhio, qofshin këto minerale, metale, skrap apo nënproduktet e tyre, sikundër dhe zonat e prodhimit apo përpunimit të tyre, janë shpesh herë objekt kontrolli të posaçëm nga entet mjedisore, doganore kombëtare dhe ndërkombëtare, për efekt të mbetjeve që lidhen me procesin e përpunimit, dhe vetive ndotëse që këto mund të përmbajnë.
 
Gjithësesi, duhet bërë e qartë se qoftë Konventa e Bazelit për kontrollin e lëvizjeve ndërkufitare të mbetjeve të rrezikshme dhe asgjësimin e tyre, qoftë aktet rregullatore evropiane apo kombëtare për eksportin, tranzitimin dhe klasifikimin e mbetjeve, nuk ndalojnë kurrësesi transportin dhe eksportin e mallrave që kategorizohen të tilla, por vetëm rregullojnë protokollet dhe procedurat e posaçme të autorizimeve dhe të kontrollit të eksportit të tyre. 
Janë pikërisht aktet rregullatore mjedisore dhe doganore ato që përcaktojnë qartë se cilat janë mallrat që kërkojnë autorizime të posaçme për t’u eksportuar.
 
Në të dyja rastet e përfolura të transportit, nga Elbasani drejt Tajlandës dhe nga Kosova drejt Kinës, mallrat e deklaruara si okside/hidrokside hekuri apo koncentrat zinku, janë transportuar nga Porti i Durrësit drejt porteve evropiane përmes linjave kontejnerike ndërkombëtare me reputacion të padyshimtë dhe nuk janë bërë objekte kontrollesh në vendet e BE-së, ku kanë ndaluar dhe janë magazinuar përkohësisht, por janë lejuar të vijojnë itinerarin e tyre.
 
Nga verifikimet e të dyja proceseve logjistike të mësipërme, si dhe të ngarkesave të ngjashme në të kaluarën, mallra me klasifikim të tillë nuk janë konsideruar asnjëherë si mbetje të rrezikshme nga organet doganore dhe mjedisore. 
E njëjta gjë vlen dhe nga pikëpamja e legjislacionit portual dhe të transportit detar: Këto mallra nuk bëjnë pjesë në kategorizimet e parashikuara në Kodin Ndërkombëtar Detar për Mallrat e Rrezikshme (IMDG Code) dhe për pasojë nuk mund të aludohet për mosveprim të administratës portuale apo asaj detare.  
 
Faktet tregojnë se ngarkesa të tilla janë pranuar rregullisht nga vendet tranzit dhe nga vendet e destinacionit fundor. Më konkretisht rezulton se së fundmi 360 njësi kontejnerike të tilla janë pranuar nga autoritetet doganore kineze vetëm në 10 muajt e fundit.
 
Në çdo rast, konventat ndërkombëtare, parashikojnë se deklarimi i ngarkesës si mall i rrezikshëm apo mbetje e rrezikshme është detyrim i eksportuesit apo importuesit, çka duhet të evidentohet përmes dokumentacionit shoqërues të mallit nga prodhuesi, analizat dhe autorizimet përkatëse. Edhe në këtë rast, janë hetimet e organeve ligjzbatuese, të cilat i mbështesim dhe inkurajojmë plotësisht, ato që do të sqarojnë përgjegjësinë në fjalë.
 
Autoritetet mjedisore, portuale dhe doganore shqiptare operojnë prej vitesh me protokolle të rrepta për sa i përket autorizimeve të përpunimit dhe transportit të mallrave të rrezikshme, në përputhje me konventat ndërkombëtare përkatëse. Për më tepër kjo gatishmëri e infrastrukturave tona kritike është verifikuar dhe çertifikuar në disa inspektime ndërkombëtare përgjatë viteve të fundit, duke e klasifikuar Shqipërinë si një vend të sigurt.
 
Në këto rrethana, nuk mundet  që Shqipëria të pranojë a priori rikthimin e ngarkesave të tilla, aq më tepër vetëm mbi bazën e dyshimeve e të spekullimeve, pa realizimin e analizave shteruese dhe provave ligjore të besueshme dhe të verifikueshme. 

Ndaj, në vend që të bëjmë përgjegjëse agjencitë ligjzbatuese për përpjekjet evidente të dy operatorëve ekonomikë, përkatësisht njërit në Shqipëri e tjetrit në Kosovë, për t’iu shmangur përgjegjësive të tyre, do të ishte e udhës për të gjithë që të prisnim rezultatet e hetimeve dhe analizave përkatëse. 
Ndërkohë, sigurojmë opinionin publik se sa më lart është e vërteta e bazuar mbi ligje kombëtare e ndërkombëtare dhe fakte reale, ndërsa të tjerat janë konsum toksik i tregut politik e mediatik.

(Kliko këtu për të lexuar deklaratën e plotë)

 

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 25/08/2024 13:12

    Dekllarate e ministreve pykesha por e shkruar nga kryeministri yne pyke ne diel. Ca media te paudha qe aludojne-a thua se media eshte pergjegjese qe publikon lajme te nxjerra nga organizata mjedisi me reputacion global. Tema e dekllarates nuk eshte me "Kurumi" sic qe akuza zyrtare e tyre menjehere pasi plasi skandali. Tema eshte "ne nuk i pranojme mbrapsht"!!! Ose me kiarte, sic na meson populli, pasi e bene m... mullar, tani po i fusin nje te shplame me sh....! Sidomos pjesen e menderosjes me Kosoven

    Përgjigju
  • Iris: 25/08/2024 00:56

    /Faji behet qyrk qe se vesh asnjeri/-thote populli.Por ne kete rast ceshtja eshte me e komplikuar.Toksike apo jo,ne jemi e duhet t'i pranojme,sepse prej nesh kane dale,nga ne e kane origjinen,problemi qendron si do te veprohet me to,ku do te depozitohen e perpunohen? Dhe duhet pare si eshte vepruar me pare,se nuk ma merr mendja qe cdo ngarkese ka gjetur nje vend ne fund te botes ku te flakej,gjithashtu duhet menduar per te ardhmen si do te veprohet,ne rast se perseritet nje rast i tille.

    Përgjigju
    • Pranimi: 25/08/2024 10:17

      Nese pranohen I bie fajtor Dy ministrite qe dolen keshtu rama humbet edher dy oficer let me zgjedhjet e 2025n

  • Paradoks: 25/08/2024 00:01

    Normal nuk pranon ti kthejne ! Nese vijne Jane prova per dy ministra ne burg , sigurisht ministrite do ti bllokojne nese ritkthehen ministri ska bere punen edhe bie nga kategoria, ndaj e kane kapur mire lojen me mire e bllokojne se po erdhen do te thote akuze e paster !

    Përgjigju
  • Real: 24/08/2024 19:13

    Keto deklarata qesharake dhe te gjitha te njejta vetem i njejti person mund ti beje. OLAF te ka sjelle doajen e Krifces dhe jane bllokuar 200 milion euro dhe Krifca u emeruar keshilltare e padishaut. Perderisa ketu drejtesia eshte e pafuqishme ju vszhdoni me keto deklarata paçavure qe te fitoni kohe se cudia me e madhe 3 dite zgjat ketu. Apo dhe keto kontenieret jane nje pike e vogel te harta e Kumbaros. TURP DEKLARATE

    Përgjigju
    • Memalioti: 25/08/2024 01:40

      Nuk provojet, ato i ka nisur Saliu qellimisht qe të fajësohet Qeverria jonë e Griseldes dhe Erjonit

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Projeksionet e deritanishme në mbi gjysmën e shteteve, 195 vota elektorale për Trump, 113 për Harris! Demokratët marrin Nju Jorkun, kryesojnë në Pensilvani

Projeksionet e deritanishme në mbi gjysmën e shteteve, 195 vota elektorale për Trump, 113 për Harris! Demokratët marrin Nju Jorkun, kryesojnë në Pensilvani