-
Anija me 816 ton mbetje, prokuroria merr mostra për analizimin nëse ishin toksike apo jo! Pritet të dërgohen për ekspertizë jashtë vendit
Lidhur me hetimet që po kryhen për transportin jashtë vendit tonë të 816 ton mbetje nga prodhimi i çelikut në kombinatin e Elbasanit në pronësi të kompanisë Kurum, bëhet me dije se grupi hetimor që merret me këtë çështje ka marrë mostra të mbetjeve në mjediset e kombinatit në Elbasan, por edhe nga ato që konsiderohen mbeturina të ngarkesës në portin detar të Durrësit në kalatën lindore
3 Shtator 2024, 17:06 -
Skandali me mbetjet jo i vetmi! Si u favorizua Kurum nga Berisha, shumëfishoi fitimet me koncensione deri në grahmën e fundit të qeverisë! Mori rafinerinë e Cërrikut, e shiti për skrap në 1 muaj
Kompania Kurum, e cila fshihet pas mbetjeve të shumëdebatuara toksike drejt Tajlandës, është favorizuar nga qeveria Berisha, kohë kur ka shumëfishuar fitimet. Kurum mori 4 HEC-e dhe menaxhimin e Portit të Durrësit. Berisha i dha 67 hektarë në Durrës Kurumit për park industrial, por dështoi. Me koncesione deri në javët e fundit të qeverisë së djathtë, Kurum mori edhe rafinerinë në Cërrik të cilën e shiti për skrap në 1 muaj.
31 Gusht 2024, 12:13 -
Mbetjet toksike/ Zv. kryeministrja e bëri përgjegjëse, koncesionari e rrëzon: Bëjmë vetëm ngarkim-shkarkim! Kontrata nuk përmend analiza
Deklaratën e bërë nga zv. kryeministrja të mërkurën se ngarkesa e mbetjeve toksike, për të vijuar itinerarin nga Porti i Durrësit me destinacion Tajlandën, duhet të ishte parandaluar nga koncesionari që administron terminalin lindor të këtij porti pasi është përgjegjës, kompania EMS Shipping & Trading GmbH e përgënjeshtron totalisht. Burime për Report Tv nga EMS thonë se detyrat e tyre nuk lidhen me analizat, ndërsa kjo vërtetohet edhe nga kontrata.
30 Gusht 2024, 20:09 -
Balluku tha se Porti i Durrësit s’ka përgjegjësi për skandalin e mbetjeve toksike, PD: Të dorëhiqet, SPAK të nisë hetimet
Kalimi i lëndëve të dyshuara të rrezikshme nga KURUM në drejtim të Tajlandës, për Partinë Demokratike është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës drejtuar nga Belinda Balluku dhe institucioneve në varësi.
29 Gusht 2024, 16:13 -
Mero Baze: Berisha bën më shumë betejë per të mbrojtur 'Kurum', se sa për të zbuluar skandalin
Debati politik mes qeverisë dhe opozitës rreth mbetjeve të rrezikshme transportuar nga Porti i Durrësit ka hyrë në një boshllëk, për shkak të kompanisë ”Kurum”, të cilën opozita dhe konkretisht Berisha e shmang nga debati.
28 Gusht 2024, 20:15 -
Skandali me mbetjet toksike të Kurum, qeveria: Porti i Durrësit s’ka lidhje me procesin, ngarkesa u procesua nga koncesionari! Kompania turke e detyruar të japë shpjegime
Pas skandalit me mbetjet toksike të Kurum, qeveria përjashton nga përgjegjësia Portin e Durrësit. Zv.kryeministrja Balluku tha se Porti i Durrësit s’ka lidhje me procesin, por përgjegjësinë ia la kompanisë koncesionare, duke thënë se ajo ngarkoi ngarkesën me mbetjet toksike. Balluku s’e përmendi me emër, por EMS Shipping and Trading Gmbh është kompania që menaxhon Portin e Durrësit përmes një koncesioni që nga viti 2013.
28 Gusht 2024, 12:25 -
Skandali me mbetjet toksike, organizata amerikane BAN: Transporti i ‘hirit helmues’ nga Durrësi, maja e një skandali më të madh! Dërgesa të kësaj natyre bëhen rregullisht
Çështja e eksportit të një sasie mbetjesh industriale nga porti i Durrësit, që dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese, është kthyer në një histori dyshimesh të shumta, me shumë të panjohura. Një hetim i dyfishtë është duke u kryer nga prokuroria e Durrësit në Shqipëri dhe nga zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF.
27 Gusht 2024, 19:18 -
KURUM lë 500 punëtorë në rrugë 'për vështirësi ekonomike', por fitimi vetëm vitin e kaluar ishte 4.4 mld lekë
Lojë të përsëritur për të bërë presion me shkarkim punëtorësh për shkak se është kapur në shkelje të ligjit cilësohen veprimet e KURUM që nxori në rrugë 500 punonjës gjoja për shkak të vështirësive financiare. Nga verifikimi i Report Tv rezulton se vetëm vitin 2023 fitimi i KURUM ishte 44 miliard lekë të vjetra.
27 Gusht 2024, 17:20 -
Kreu i Sindikatave për Report Tv: 'Kurum' ka punuar gjithmonë në kurriz të punëtorëve, po tenton t’i nxjerrë në rrugë! Qeveria t’i kërkojë llogari
Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj, në një intervistë për Report Tv, tha se që me ardhjen në Shqipëri të ‘Kurum’ nuk ka bërë asgjë përveçse ka shkrirë mbeturinat, ka shkrirë skorie dhe ka ndotur mjedisin. Sipas Nikollajt Kurum deri tani ka punuar në kurriz të punëtorëve. Sipas Nikollajt, asnjë punëtor nuk është larguar nga puna, por kompania po punon që të largojë punëtorët nga puna
26 Gusht 2024, 18:11 -
Mafiozët e mbetjeve toksike! Dritëhijet e një bashkëpunimi pozitë-opozitë, në skenë Breçani e Mulleti i Shkëlzenit! Të gjithë në këmbët e turqve të 'Kurum'
Manovra me falimentin, emra, lidhje dhe disa fakte për SPAK-un/ Skandali i mbetjeve toksike i ka përfshirë të gjithë. Të gjithë akuzojnë të gjithë. Në fund, të gjithë bashkë do t'a mbyllin gojën dhe skandalin. ‘Kurum’ si një çorbë turko-shqiptare. Skandali i Falimentimit me ligj të porositur për Qeverinë dhe Opozitën. Si e miratoi IFC ligjin për falimentimin, dhe 'Rilindja' e Kurum.
26 Gusht 2024, 12:47 -
Mero Baze: A po shantazhon vërtet 'Kurum'-i, apo po bëhet gati të ikë?
Paralelisht me lajmet rreth skandalit të mbetjeve të mundshme toksike eksportuar drejt Tajlandës, me origjinë nga kompania “Kurum”, kompania njoftoi se do të pushojë 500 punëtorë për shkak të remontit të furrnaltave.
25 Gusht 2024, 21:29 -
Fatos Çoçoli: Mbetjet e rrezikshme, ato toksike dhe qeveria shqiptare
Jo të gjitha mbetjet e rrezikshme janë toksike. Konventa e Bazelit nuk ndalon eksportin e mbetjeve të rrezikshme, por vetëm të atyre toksike. Hetimi i përbashkët me OLAF të BE-së, veprimi i duhur. Veprimi kokëposhtë i Kurum International.
25 Gusht 2024, 19:59 -
Pas skandalit me mbetjet KURUM mbyll uzinën! Braçe i ashpër: Po shantazhon qeverinë me pengje njerëzore! Të mos tolerohet më
Pas skandalit të mbetjeve toksike, kompania 'Kurum' ku punojnë 500 punëtorë mbylli dyert dhe pezulloi aktivitetin për një javë. Për deputetin socialist, Erion Braçe ky është një shantazh që kompania turke po bën ndaj qeverisë dhe kërkon që të mos tolerohet më. Kompania turke jo zyrtarisht deklaroi dje se puna u ndërpre për shkak të rritjes së kostos së prodhimit të çelikut.
25 Gusht 2024, 13:07 -
Shqipëria s'mund të pranojë rikthimin e anijeve me 816 ton mbetje toksike pa prova!' Ministria e Infrastrukturës dhe e Mjedisit dalin me deklaratë të përbashkët
Ministria e Infrastukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Turizmit e Mjedisit kanë dalë me një deklaratë për median në lidhje me skandalin me 816 ton të dyshuara mbetje toksike të cilat kanë dalë nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën por dhe ngarkesën me 115 kontejnerë drejt Kinës.
24 Gusht 2024, 18:12 -
Anijet me 816 ton mbetje toksike po kthehen! Prokuroria sekuestron dokumentet e 'Kurum' e 'Sokolaj'! Kompania turke mbyll dyert
Në Elbasan, Kurum ka mbyllur dyert dhe ka pezulluar aktivitetin prej më shumë se një jave. Prokuroria i sekuestron dokumentacionin kompanisë turke dhe "Sokolajt"si eksportuese e 100 kontejnerëve të dyshuara me mbetje toksike drejt Tajlandës.Sekuestrohen dhe dokumente tek Ministria e Mjedisit e AKBN.
24 Gusht 2024, 18:04 -
Skandali me mbetjet toksike, ish-ministri: KURUM bëri edhe më herët pis politikën, Qeveria Berisha i shiti 2 HEC-e! Ish kryeministri e Meta të paditur në SPAK
Ish ministri i Financave sjell në vëmendje shitjen e dy hidrocentraleve efektive, Bistrica 1 dhe Bistrica 2 nga qeveria Berisha, Kurumit në vlerën e 52 milionë eurove pak para se të rrëzohej me votë nga pushteti. Arben Malaj: Kjo shitje e pasurive publike fitim prurese nuk mund te behej pa korrupsion politik apo deri kapje shteti.
24 Gusht 2024, 16:18 -
Investigimi/ 'Kurum' eksportoi mbetje të rrezikshme nga Porti i Durrësit edhe para pandemisë! Fotot e thasëve të mëdhenj të kompanisë turke në terminal
Dokumentet dhe dëshmitë e siguruara nga BIRN tregojnë se kompania “Kurum International” është origjina e qindra ton mbetjeve të dyshuara si të rrezikshme që janë eksportuar nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën, duke përhapur një alarm global.
23 Gusht 2024, 21:16 -
I bleu ‘oksid hekuri’ ‘KURUM-it’, por brenda ‘fshiheshin mbetjet toksike’, dëshmia e pronares së firmës ‘Sokolaj’: Bëmë analizat në Kroaci! Kompania në Rijeka në pronësi të saj
Gjovana Sokolaj, pronare e kompanisë ‘Sokolaj Shpk’, kompani e cila ka blerë mbetjet toksike të rrezikshme, te KURUM si 'oksid karboni', ka pranuar para hetuesve se gjatë vitit 2024 ka kryer 2 ose 3 eksporte me destinacion Tajlandën dhe ka dërguar ‘oksid hekuri’.
22 Gusht 2024, 18:47 -
Mero Baze: Kukamshefti me mbetjet e fonderive të 'Kurum'-it
Shqipëria po përballet me një problem serioz, jo vetëm lidhur me transportin ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme, I cili kërkon hetim për këtë rast, por dhe praktika të ngjashme në vite, për të kuptuar se çfarë ka bërë industria jonë me mbetje të këtij lloji.
21 Gusht 2024, 19:05 -
Ekskluzive/ Anijet me 816 ton mbetje toksike, ‘KURUM’ i shiti kompanisë ‘Sokolaj’ 2.8 mln kg si ‘oksid hekuri’ për 41 mijë $! Nisin hetimet
Report Tv ka mësuar ekskluzivisht detaje si firma turke, KURUM, e cila më herët mohoi që të kishte bërë transport lëndësh të rrezikshme, ia ka shitur kompanisë 'Sokolaj' ngarkesën. Prokuroria e Durrësit dhe Elbasani nisin hetimet për kontrabandë mallrash të rrezikshme, shpërdorim detyre e transportim i mbetjeve toksike.
21 Gusht 2024, 17:28