E renditur e katërta në listën për deputetë të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Anila Denaj, zhvilloi një takim elektoral me gra dhe vajza në zonën e Ksamilit.
Në bashkëbisedim Denaj shprehu mbështetjen dhe angazhimin e saj maksimal për fuqizimin ekonomik të grave.
“Në Ksamil, ku zhvillova në një takim me gra dhe vajza të Forumit të Gruas. Për Partinë Socialiste dhe për mua si kandidate për deputete e Qarkut Vlorë, mbështetja e tyre do të thotë më shumë punë dhe angazhim për fuqizim ekonomik, punësim dhe mbështetjen sociale”, shkruan Denaj në rrjetet e saj sociale.
Sipas Denajt, fuqizimi ekonomik i grave është më tepër punësim dhe mbështetje sociale për familjet e tyre.