Anila Konomi komenton çiftet Berisha-Rama

Anila Konomi komenton çiftet Berisha-Rama
Stilistja Anila Konomi ka komentuar për suplementin “THASH&THEM” veshjet e dy prej çifteve kryesorë në politikën shqiptare si Kryeministri Berisha së bashku me bashkëshorten po ashtu edhe Kryetari i opozitës Edi Rama së bashku me bashkëshorten Linda Rama.



LIRI BERISHA

Znj. Liri Berisha, tashmë jemi mësuar të shohim një zonjë të vërtetë, pse jo dhe si Zonjë të Parë të vendit. Kjo falë, elegancës sharmit që ajo përcjell. Jo vetëm në stilin e veshjeve që ajo zgjedh, por dhe mënyrën se si e mbart veshjen. Është tepër e kujdesshme përsa i përket look-ut dhe frizurës. Nuk parapëlqen të eksperimentojë, dhe i qëndron besnike stilit të saj. Kryesisht përdor ngjyrat blu të thellë, lejla, kameo, dhe pana, por kohët e fundit shohim, se zgjedhja e saj shkon përtej këtyre ngjyrave, si përshembull, copat shumë ngjyrëshe, dhe kombinim i dy tre ngjyrave në një material të vetëm. Këto kombinime të fundit e bëjnë zonjën Berisha një femër elegante por, dhe afër tendencave të modës.

SALI BERISHA

I qëndron besnik kostumit klasik, i kombinon ato me këmishë dhe kollare po të linjës klasike dhe nuk parapëlqen të luajë me kollaren si aksesor. Por mundohet që sipas eventit, të paraqesë ngjyrat, që i përshtaten eventit ku ai është. Ngjyra e tij e preferuar, është bluja dhe kjo tregon edhe njëherë besnikërinë e tij ndaj stilit të tij. Një ndryshim nga politikanët e tjerë në raste kur ndodhet në terren e shohim me një veshje tepër sportive, ku spikat menjeherë karakteri vital i tij.



LINDA RAMA

Racionale, në stilin e veshjes, korrekte përsa i përket pocizionit që ka në krah të z. Rama, por unë dua t’i bëj një verejtje. Do të thoja që është e nevojshme, të luajë herë pas here me ngjyra më të ndezura, si dhe këto ngjyra t’i shoqërojë një stil më tendencë dhe kohë, bëj këtë sugjerim, pasi mendoj se zonja Rama është një znj. inteligjente, dhe me shumë energji në karakterin e saj.

EDI RAMA

E shoqëron një stil, aq sa klasik por të shoqëruar me aksesorë dhe detaje që mbartin tendencë, një ndër aksesorët më të rëndësishëm të tij dhe që ai parapëlqen të luajë, është kollarja dhe çorapja. Nëse një mashkulli nuk i lejohet, të ndryshojë ngjyrën e kostumit me çorapen ai guxon ta bëjë. Por me detajin e kollares parapëlqen të luajë me kontraste të forta, pse jo dhe me forma të ndryshme të kollareve, duke mos marrë parasysh stilin e kostumit. Kjo gjë e bën z. Rama të nxjerrë në pah karakterin e tij ekspresiv si dhe guximin të cilin e ka falë natyrës së tij artistike.

3/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve