Jennifer Aniston dhe Justin Theroux janë fejuar prej 18 muajsh, kohë të cilën e kanë shpenzuar më shumë larg njëri-tjetrit sesa afër.
Çifti i famshëm i Hollivudit nuk është parë në publik bashkë që prej datës 30 dhjetor të 2013 në Meksikë.
Shumë persona prisnin që ta shikonin Theroux krah të fejuarës së tij në funerallin e aktorit Philip Seymour Hoffman në Manhatan, por Aniston qëndroi në Los Angeles.
Më pas ishte normale që nga fansat u prit që çifti të shihej bashkë për ditëlindjen e Aniston, por përsëri kjo gjë nuk ndodhi.

Në 45 vjetorin e saj Aniston u shfaq me miken e ngushtë, ndërkohë që Theroux ndodhej në New York për xhirimet e filmit të ri.
Një burim ka thënë për mediat e huaja se ata nuk e kanë në plan të martohen.
Publikisht çifti ka thënë se është mjaft i zënë me karrierën.
“Por nëse ata do ta duan këtë gjë do të ndodhë”, ka shtuar burimi.
Sipas burimit marrëdhënia e tyre është në një rrugë pa krye.

(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com