Anjeza Shahini 'thëngjill i mbuluar'
martohet në fshehtësi të plotë

Anjeza Shahini 'thëngjill i mbuluar'<br />martohet në fshehtësi të plotë
​Anjeza Shahini ka ndryshuar statusin e saj prej beqareje dhe është zyrtarisht një grua e martuar! Këngëtarja shqiptare ka organizuar një ceremoni shumë të fshehtë më 7 shtator dhe vetëm sot ka publikuar ftesat në Instagram.

Anjeza dhe i dashuri i saj, diplomati anglez Paul Edward Conolly, kanë qenë të lidhur prej më shumë se tre vitesh dhe kurorëzuan lidhjen e tyre në Toskanë të Italisë. Ceremonia është zhvilluar në fshehtësi të plotë, larg vëmendjes publike dhe deri tani nuk shtë publikuar asnjë foto e çiftit.

Artistja që ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion e mori propozimin për martesë në Venezia më 4 prill të këtij viti. Ne nuk jemi të vetmit që habitemi nga fshehtësia e Shahinit, edhe kolege të saj artiste nuk e prisnin dhe e kanë uruar këngëtaren bashkë me ne.

Të trashëgoheni Anjeza dhe Paul!






Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

22/3
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike