​Anjeza Shahini ka ndryshuar statusin e saj prej beqareje dhe është zyrtarisht një grua e martuar! Këngëtarja shqiptare ka organizuar një ceremoni shumë të fshehtë më 7 shtator dhe vetëm sot ka publikuar ftesat në Instagram.

Anjeza dhe i dashuri i saj, diplomati anglez Paul Edward Conolly, kanë qenë të lidhur prej më shumë se tre vitesh dhe kurorëzuan lidhjen e tyre në Toskanë të Italisë. Ceremonia është zhvilluar në fshehtësi të plotë, larg vëmendjes publike dhe deri tani nuk shtë publikuar asnjë foto e çiftit.

Artistja që ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion e mori propozimin për martesë në Venezia më 4 prill të këtij viti. Ne nuk jemi të vetmit që habitemi nga fshehtësia e Shahinit, edhe kolege të saj artiste nuk e prisnin dhe e kanë uruar këngëtaren bashkë me ne.

Të trashëgoheni Anjeza dhe Paul!






Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

3/3