Këngëtarja Anjeza Shahini dëshiron të përfaqësojë sërish Shqipërinë në Eurosong.

Pas performancës mjaft të mirë të saj në vitin 2003 me këngën “The image of you”, një kompozim i Edmond Zhulalit, këngëtarja shpreson të rikthehet në këtë kompeticion.

Për këtë arsye Shahini do të marrë pjesë në festivalin e këtij viti në RTSH.

Ndërkohë që kënga e radhës i është besuar sërish Edmond Zhulalit.

Festivali i përvitshëm i RTSH-së do të zhvillohet në mes të muajit dhjetor.

(xh.k/shqiptarja.com)