Anjeza Shahini duet me një artist gjerman

Anjeza Shahini duet me një artist gjerman
Këngëtarja e njohur Anjeza Shahini pritet të vi në një bashkëpunim me një artist gjerman. Kënga titullohet “Kastanien” dhe është një këngë të cilën këngëtari gjerman ia ka dedikuar Tiranës si dhe një vajze nga Shqipëria.

Bashkëpunimi pritet të publikohet së shpejti në ekranet shqiptare. “Unë kam kënduar një pjesë të këngës, e cila do jetë dhe videoklip. Kënga është në gjermanisht dhe vetëm pjesa ku këndoj unë është në shqip dhe besoj se shumë shpejt do ta shihni të transmetohet në ekranet shqiptare”, -është shprehur Shahini për Panorama Plus.

Gjithashtu këngëtarja është duke punuar për të realizuar një tjetër këngë e cila do të jetë solo.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të