Interesat e bonove të thesarit kanë shënuar një tjetër rritje në ankandin e parë të këtij viti, teksa financat nuk kanë arritur të sigurojnë të gjithë shumën e kërkuar, që përdoret për shlyerjen e interesave dhe borxhit që maturohet.
Për bonot 12-mujore, interesi u rrit në 3.51%, niveli më i lartë që nga shkurti 2014. Në ankandin e mëparshëm me të njëjtin maturitet, interesi mesatar kishte shënuar një tjetër rritje, në 3.45%. Për bonot 3-mujore, interesi në bazë vjetore ishte 3.23%, nga 3.22% në ankandin e mëparshëm.
Në ankandin e radhës, shuma e kërkuar ishte më e lartë se ajo e ankandeve të zakonshme, ku mesatarisht sigurohen afro 10 miliardë lekë. Muajt e fundit, financat po përballen me një rritje të kostos së borxhit, pavarësisht “ndihmës” që i është dhënë nga banka qendrore përmes uljes së normës bazë, që ka zbritur në nivele minimale historike prej 2.25%.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm (7 Janar 2015) të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com