ANKARA - Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara. Mediat turke raportojnë deri tani për dy persona të vdekur dhe disa të plagosur.
Scroll down for english version
Dyshimet e para lidhur me ngjarjen janë për një sulm të mundshëm kamikaz. Personeli i ambasadës konfirmon se brenda ambienteve të ambasadës fatmirësisht nuk ka dëmtime në njerëz apo dëme materiale. Shpërthimi ka ndodhur në portën e dytë hyrëse të Ambasadës ku hyn personeli dhe njerëzit që aplikojnë për viza.
Punonjësit e ambasadës pas shpërthimit janë vendosur në Dhomën e Sigurisë, e cila ndodhet brenda ambjenteve të Ambasadës së SHBA dhe shërben për raste të tilla emergjente.
Mediat turke konfirmojnë se njëri prej personave të vdekur është roja i sigurisë në hyrje të ambasadës.
Policia po merr masa ndaj një atentati të dytë të mundshëm, ndërsa dyshimet e një antentati kamikaz janë ngritur pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur pjesë trupi njeriu.
Telekamerat e sigurisë të ambasadës nuk kanë mundur të filmojnë asgjë, pasi në momentin e shpërthimit ka pasur një ndërprerje të energjisë në zonë. Nuk dihet nëse mungesa e energjisë ka qenë vetëm për ambasadën apo për të gjithë zonën.
Në vendngjarje ndodhen ambulanca dhe forca të shumta zjarrëfikëse.
Ky nuk është sulmi i para ndaj ambasadave amerikane në Turqi. Një sulm i ngjashëm ndodhi më 9 korrik 2008 kundër konsullatës amerikane në Stamboll 2008, në të cilën mbetën të vdekur 6 persona.
Tre policë u vranë dhe të paktën dy të tjerë u plagosën kur tre burra hapën zjarr mbi hyrjen kryesore të konsullatës amerikane në rrethin Istinye të qytetit. Sulmi shkaktoi një shkëmbim zjarri me rojet e sigurisë. Tre sulmuesit u vranë gjithashtu, edhe pse një u arratis.
Ndërkohë që një shpërthim i tillë ndodhi edhe më 15 nëntor 2003 dhe 20 nëntor 2003, në Stamboll, ku në total vdiqën 67 persona dhe u plagosën 700. Disa njerëz janë dënuar për përfshirjen e tyre në shpërthimet.
Një sërë grupesh separatistësh kurdë dhe militantë islamistë kanë organizuar sulme terroriste në vitet e fundit në Turqi, e cila është një anëtare e NATO-s
English version
----------------------------------------
Explosion rocks US Embassy in Ankara, two reportedly killed
Ankara, attempt to the USA Embassy, Media: Two dead
A powerful blast took place in the U.S. Embassy in Ankara. Turkish media report so far for two people dead and several injured. Embassy employees are placed in the security room, which is located within the rooms of the U.S. Embassy and serves for such emergency cases. Turkish media confirms that one of the dead persons is the security guard at the entrance of the embassy. The police are taking measures against a possible second assassination attempt, while doubts were raised as to crime scene were found human body parts.
Redaksia Online
(Gre.M/eç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Sulmi ndaj amb. së SHBA në Ankara, Tirana zyrtare e dënon