Vullnetin e tyre të përbashkët, që Egjeu të jetë një det paqeje dhe bashkëpunimi, shprehën ministrat e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias dhe Turqisë, Mevlut Çavushoglu gjatë konferencës për shtyp që dhanë pas takimit të tyre në Ankara.
Të dy ministrat theksuan gjithashtu vullnetin e tyre për zgjidhjen e problemit qipriot dhe faktin e rëndësishëm që edhe këtë vit të mos të humbet një shans i madh përsa i takon kësaj çështjeje.
Takimi i shefave të diplomacive greke dhe turke, zgjati rreth dy orë dhe u zhvillua në një klimë të jashtëzakonshme miqësore dhe gatishmërie për t'u gjetur zgjidhje për të gjitha çështjet.
Sipas Kotzias, kulmi i kontakteve të tij dyditore në Turqi ishte takimi me presidentin Recep Taypp Erdogan, në pallatin presidencial në Ankara, që gjithashtu u zhvillua në një klimë të ngrohtë./ atsh/
/Shqiptarja.com