ANKARA, 21 dhjetor /ATSH-AFP/ - Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu akuzoi sot Bashkimin Evropian se kishte nisur një fushatë denigruese kundër Turqisë duke e kritikuar për arrestimet e opozitarëve të presidentit, Recep Tayyip Erdogan.
"Duke u shprehur në kongresin e partisë Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), partia islamo-konservatore në pushtet, Davutoglu dënoi një komunikatë të Bashkimit Evropian.
"Bashkimi Evropian po kryen një fushatë denigruese kundër qeverisë dhe vendit tonë", shtoi ai.
Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian dënuan një javë më parë sulmet e policisë turke kryesisht kundër gazetarëve duke theksuar se këto sulme ishin kundër vlerave evropiane, që Turqia, si kandidate për t'u bërë pjesë e Bashkimit Evropian,  nuk i respekton.
Të martën, Bashkimi Evropian ashpërsoi tonin ndaj Turqisë duke e akuzuar për cënim të lirisë së shtypit dhe i bëri të ditur se progreset në negociata në kuadër të anëtarësimit vareshin nga respektimi i rregullave demokratike./
/ec/