Turqia po shkon me shpejtësi drejt zgjedhjeve të parakohshme pas dështimit të përpjekjeve për formimin e një qeverie koalicioni në përfundim të zgjedhjeve legjislative që u zhvilluan në muajin qershor, deklaroi sot presidenti islamo-konservator, Recep Tayyip Erdogan.
"Ne po shkojmë me shpejtësi drejt zgjedhjeve të parakohshme", theksoi ai gjatë një takimi në pallatin presidencial me të zgjedhurit lokalë, transmmetuar në televizion.
Ai konfirmoi se ngërçi i pazgjidhur nga partitë politike, me në krye partinë AK të themeluar prej tij, por edhe partive më të vogla parlamentare që nuk kanë pranuar të formojnë koalicion me të, pritet të zgjidhet me "dëshirën e popullit.
/Shqiptarja.com