ANKARA, 10 mars /ATSH-MIA/ - Zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit në Turqi do të japin një mundësi për ndryshimin e modelit të qeverisjes, deklaroi sot presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve, TASS.
Ai vuri në dukje se diskutimet për ndryshimin e formës së menaxhimit janë bërë që nga momenti i krijimit të Republikës Turke.
Sipas tij, ideja për ndryshimin e sistemit politik në vend mbështet nga 52 për qind e qytetarëve, të cilët kanë votuar për të në zgjedhjet presidenciale.
"Republika presidenciale si formë e menaxhimit nuk është dëshirë personale, por kusht për arritjen e qëllimeve të qeverisë që janë vendosur deri në vitin 2023. Veçanërisht bëhet fjalë për hyrjen e Turqisë në gjashtëshen e vendeve më të zhvilluara në botë, për rritjen esenciale të cilësisë së jetesës së qytetarëve dhe të ndikimit ndërkombëtar të vendit", deklaroi Erdogan.
Mendohet se forma e re e qeverisjes do të gjendet në projektin e një kushtetute të re.
Opozita turke e kundërshton ashpër ndryshmin e sistemit politik./ a.jor.












