Ankara, turqit sulmojnë shtëpitë e veturat e sirianëve pas vrasjes së të riut

Shtëpi për më shumë se 3 milion sirianë, Turqia ditët e fundit është bërë skenë për dhune për komunitetin vendas dhe sirianët. Shkak për dhunën mendohet të jetë plagosja e dy burrave nga një refugjat sirian turq gjatë një përleshjeje.  Përplasje e cila në fund i mori jetën njërit nga adoleshentëve. Protestuesit kundër imigrantëve kanë sulmuar shtëpi, dyqane dhe vetura të sirianëve në Ankara.

Qindra vendës u mblodhën në një zonë të Ankarasë ku jeton komuniteti i imigrantëve dhe refugjatëve sirianë. Në videot e publikuara në internet shihen grupe të burrave duke përmbysur vetura dhe duke vandalizuar dyqane.

Qasja kundër imigrantëve në Turqi është rritur viteve të fundit dhe shumë politikanë kanë bërë fushatë për masa më të rrepta ndaj ardhësve.

Tensionet janë rritur me ardhjen e mijëra afganëve, të cilët kanë ikur nga konflikti i përkeqësuar në atdheun e tyre.

Sulmet e së mërkurës në lagjen Altindag erdhën pas vrasjes së 18-vjeçarit turk, Emirhan Yalcin, në përleshje mes refugjatëve sirianë dhe vendësve.

 

A group of locals attack houses, workplaces and cars owned by Syrian #refugees in Ankara’s #Altındağ district. #HumanRights https://t.co/a8WBVe7YUo pic.twitter.com/lgVt6gbLbl

— Stockholm Center for Freedom (@StockholmCF) August 12, 2021

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë