Ankaraja ka frikë se armët që po i jepn forcave kurde në Irak nga Perëndimi për të luftuar xhihadistët e Shteit Silamik (SHI) mund të bien në duart e rebelëve kurdë të Turqisë, theksoi sot ministri turk i Punëve të Jashtme.

"Armët që shkojnë për në Irak nuk duhet të bien në duart e organizatave terroriste", njoftoi Mevlut Cavusoglu në një intervistë për agjencinë qeveritare "Anadoll".

"Ne kemi shprehur shqetësimet tona mbi këtë pikë. Do të jetë shumë e vështirë të kontrollohet destinacioni i të gjitha këtyre armëve", shtoi ai.

Turqia, që po negocion një paqe me rebelët e Partisë së Punonjësve Kurdë (PKK) që prej vitit 2012, konsideron këtë lëvizje të armatosur si një organizatë terroriste./ATSH/