Turqia priti rreth dy mijë Jazidi të Irakut të ndjekur nga xhihadistët nga qytetet e tyre në veri të Irakut, njoftuan sot autoritetet.
Shumica e të shpërngulurve, rreth 1 600, janë strehuar në një kamp me çadra që ndodhet në qytetin e Silopit (juglindje) dhe pranë kufirit irakian, sipas gazetarëve në terren.
Refugjatët prëfitojnë nga tre vakte në ditë dhe i ushtrohen analizave mjekësore në këtë kamp ku fëmijët rigjetën pak a shumë një jetë normale dhe kënaqsinë e lojrave.
Por zëvendëskryeministri turk, Besir Atalay garantoi se Turqia po përpiqet të rrisë kapacitetet e këtij kampi. "Është e mundur që të vijnë edhe refugjatë të tjerë drejt Turqisë", deklaroi ai për gazetën "Ankara".
"Turqia projekton të ndërtojë një qytet me tenda për 16 mijë persona në territorin irakian, krejt pranë kufirit të përbashkët, pranë qytetit kurd Zakho", njoftoi një përgjegjës i organizatës së situatave urgjente.
Turqia preferon të mos presë në territorin e saj këta refugjat të rinj pasi ajo tashmë strehon më shumë se 1,2 milionë refugjatë sirianë që i janë larguar luftës civile në Siri dhe prania e tyre ka gjeneruar konflikte sociale të vazhdueshme me popullsinë lokale./ATSH/
/Shqiptarja.com