Turqia ka filluar operacionet e riatdhesimit, të njoftuar disa ditë më parë, të një duzine luftëtarësh të huaj të ISIS për në vendet e origjinës.
Sipas Ministrisë së Brendshme turke, sot janë deportuar, duke u transportuar me avion, 7 gra të kombësisë gjermane dhe një prej Mbretërisë së Bashkuar.
Gjithashtu një amerikan, i arrestuar gjatë operacionit ushtarak të nisur muajin e kaluar në Sirinë veriore (dhe i identifikuar nga media lokale si 39-vjeçari Muhamed Darwis B.), që mbeti për tre ditë në zonën tampon midis Greqisë dhe Turqisë, në afërsi të provincës turke të Edirne, është deportuar pasi hyrja e tij u refuzua nga autoritetet e Athinës.
Ndërsa Turqia dërgon në Europë dhjetëra bashkëpunëtorë të Shtetit Islamik, një gjykatë hungareze ka ulur në bankën e të akuzuarve një qytetar sirian, i akuzuar për terrorizëm dhe krime kundër njerëzimi. 27 vjeçari i arrestuar në aeroportin e Budapestit në fund të vitit 2018, burri mbërriti në gjykatë i shoqëruar nga një nga një duzinë oficerësh të luftës kundër terrorizmit.
Në vitin 2015 ai kishte ekzekutuar disa disidentë të Shtetit islamik dhe një imam në provincën siriane të Homsit.
Qeveria e Rexhep Tajip Erdogan thotë se do të vazhdojë dëbimin edhe të militantëve që u janë privuar shtetësia nga vendet e tyre.
Kjo është një lloj përgjigje e rreptë ndaj aleatëve të NATO-s, të cilët e kanë sulmuar Ankaranë për shkak të ofensivës ushtarake.
Në ditët në vazhdim, priten rreth 24 riatdhesime të tjera, kryesisht francezë, gjermanë dhe irlandezë.
Më shumë se 1500 luftëtarë të ISIS ndodhen në burgjet e Turqisë në pritje të deportimit për në vendet e origjinës.
287 xhihadistë të tjerë të kalifatit, kryesisht të huaj, u kapën nga Ankaraja pas ofensivës së nisur më 9 tetor kundër kurdëve në veri-lindje të Sirisë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74%
-
Pak
20%
-
Nuk kam mendim
6.1%
Vota total: 991
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Vetëm 8 prej tyre janë deportuar!' The Sun zbulon numrin e shqiptarëve të dënuar që presin të transferohen në Shqipëri, zvarritjet e projektit 8 mln paund (FOTOT)
17 Mars, 13:26
-
Fondacioni Europian i Trajnimeve: Varfëria të lë të paditur, 82% e nxënësve në disavantazh ekonomik të dobët
10 Mars, 08:31
-
Përplasjet mes forcave qeveritare dhe mbështetësve të Assad në Siri, shkon në mbi 700 numri i civilëve të vrarë! Presidenti thirrje për dorëzimin e armëve
8 Mars, 10:44
-
Trump publikon pamjet e bombardimeve të ushtrisë amerikane ndaj bazave të ISIS në Somali (VIDEO)
3 Shkurt, 17:55
-
Trump godet ISIS, ushtria amerikane shënjestron grupin militant në Somali: Kërcënuan SHBA-në dhe aleatët tanë
1 Shkurt, 19:52
-
Ekstradimi i Dritan Rexhepit, kryepolici Proda takon ambasadorin e Turqisë: Operacione dhe ekipe të përbashkëta hetimore!
9 Janar, 16:28
-
Lufta në Gaza, 11 të vrarë dhe 15 të plagosur nga bombardimet e Izraelit në strehimoren e Al-Mawasi! Mes viktimave gra dhe fëmijë
2 Janar, 09:50
-
Sulmi terrorist në SHBA, shkon në 15 numri i viktimave, 35 të plagosur! Biden: Vrasësi, veteran amerikan i frymëzuar nga ISIS! Zbulohen pamjet e sulmit (VIDEO)
2 Janar, 07:44
-
Katër të arrestuar në rajonin e Strugës dhe të Gostivarit, të dyshuar për veprimtari terroriste
16 Dhjetor 2024, 17:48
-
Bilalli në ‘Studio Live’: Procesi në Hagë ka tendencë të njollosë Kosovën! Turqia më e fituara në Siri, Erdogani e luajti mirë shahun
11 Dhjetor 2024, 19:29
-
Blinken: Lirimi i Sirisë nga Assadi është i mirëpritur! Mesazh për Rusinë dhe Hezbollahun, zgjedhja i takon qytetarëve
9 Dhjetor 2024, 20:30
-
VIDEO/ Brenda burgut të frikshëm, ku Assad ekzekutoi 30 mijë njerëz
9 Dhjetor 2024, 10:50
Nuk janë europianë, janë arabë me shtetesi e pasaporta europiane. Europa ti therrasë mendjes së si I leshon pasaportat e saj!
Përgjigju