Ankesat e qytetarëve në Greqi, Cakaj jep shifrat: Është rritur kapaciteti në Ambasadë e Konsullatë, por ende kemi punë

Ankesat e qytetarëve në Greqi, Cakaj jep shifrat: Është rritur kapaciteti në Ambasadë e Konsullatë, por ende kemi punë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj

TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar mbi situatën e rënduar me shërbimet konsullore në Athinë dhe Selanik. Cakaj theksoi në postimin e tij në Facebook, se numri i lartë i kërkesave, së bashku me kufizimet e imponuara nga pandemia, kanë shkaktuar një ngarkesë të jashtëzakonshme për trupën konsullore. 

“Me ndryshimin rrënjësor të të gjithë stafit në Athinë dhe riorganizimit të thellë të punës në Selanik, po vërejmë rezultatet e para pozitive. Ka ende shumë punë, e di: megjithatë, tani duket qartë se puna është në një drejtim të mbarë.” - u shpreh Cakaj në postim. 

Gjithashtu, Kryediplomati Cakaj shtoi se pas shumëfishimit të numrit të punonjësve që merren enkas me ofrimin e shërbimeve konsullore, rritjes së masave të sigurisë e zgjatjes së orareve të punës, janë shënuar rezultate të pashembullta. Zyra e shtypit të ministrisë së Jashtme njofton se nga data 1 janar deri më 26 korrik 2020 janë bërë 13.178 aplikime për pasaporta nga Ambasada në Athinë. Pra, duke llogaritur vetëm numrin e ditëve të punës që kanë qenë të mundura për shkak të pandemisë, janë bërë mesatarisht 126 aplikime për pasaporta për çdo ditë.

Për të njejtën periudhë, Konsullata e Përgjithshme në Selanik ka kryer 12.445 aplikime për pasaporta. Pra, duke llogaritur vetëm numrin e ditëve të punës që ka qenë i mundur brenda rrethanave të pandemisë, janë bërë mesatarisht 113 aplikime për pasaporta për çdo ditë. 

Ndërkohë, vetëm nga data 27 korrik deri më 28 gusht 2020, Ambasada jonë në Athinë ka kryer 9100 aplikime për pasaporta. Pra, 445 pasaporta në ditë, shifër që e rrit pothuajse katër herë shkallën e këtij shërbimi, krahasuar me mesataren e të gjithë periudhës pararendëse të vitit 2020. 

Nga data 27 korrik deri më 28 gusht 2020, Konsullata jonë e Përgjithshme në Selanik ka kryer aplikime për 4370 pasaporta. Pra, 218 pasaporta në ditë, shifër që gati e dyfishon shkallën e këtij shërbimi, krahasuar me mesataren e të gjithë periudhës pararendëse të vitit 2020. 

Po ashtu, vlen të theksohet se nga data 27 korrik 2020 deri më 28 gusht 2020 në Ambasadën në Athinë janë kryer dhe dorëzuar 6656 pasaporta/ karta identiteti dhe në Konsullatën e Përgjithshme në Selanik janë kryer dhe dorëzuar 6389 pasaporta/ karta identiteti. 

Më tej, Ministri në detyrë Cakaj u shpreh se këto të dhëna tregojnë për një rritje të jashtëzakonshme të performancës së trupës konsullore. Në përpjekjen për t'ju shërbyer qytetarëve shqiptarë, sikurse thekson Cakaj, trupa konsullore e Republikës së Shqipërisë praktikisht ka sfiduar edhe kufijtë e punës së saj fizike.

“Duke qenë shumë të ndërgjegjshëm për nevojën e përmirësimit të mëtejmë të punës lidhur me shërbimet konsullore, ju sigurojmë se po punojmë pakursim për t'i dhënë një pamje krejt të re hapësirave të punës e rritur dukshëm cilësinë e shërbimeve për qytetarët tanë të nderuar.”- përfundoi Cakaj postimin e tij.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia