TIRANE- Qendra për Transparencë dhe Informatim të lirë publikoi sot rezultatet e anketimit të organizuar në Gjykatat e Gjykatës së Shkallës së Parë. Projekti u financua nga ambasada britanike në Tiranë.

25 % e gjykatësve të 14 Gjykatave të Shkallës së Parë në rang vëndi, të cilët u anketuan pranojnë se korrupsioni është prezent midis tyre.

Të anketuarit kanë dhënë këto përgjigje: Rreth 25 % e të anketuarve kanë thënë që gjyqësori në Shqipëri është i korruptuar ose qëndrojnë neutral. Rreth 58 %: ky është vetëm perceptim. Rreth 18 %: gjyqësori nuk është i korruptuar.

Gjithashtu në preceptimin e tyre për sistemin e gjyqësorit vetë gjykatësit kanë konfirmuar se kanë favorizuar një palë në proces gjyqi, janë ndikuar nga ndërhyrjet e politikës si dhe vendimet e dhëna prej tyre prishen me pa të drejtë nga Shkalla e Dytë dhe Gjykata e Lartë.

Ndërkohë që për pavarësinë e gjyqësorit përgjigjet:  50 % është pjesërisht i pavarur nga politika, 7 % është i varur nga politika, 33 % është i pavarur prej saj, 10 % nuk janë shprehur. Anketimi u realizua në periudhën shkurt mars të këtij viti, në 14 gjykata nga 23 që janë gjithsej.

Në fjalën e tij përfaqësuesi i ambasadës britanike apeloi për reformimin e sistemit të drejtësisë si dhe miratimin e ligjit në parlament për Gjykatën e lartë.

(sg/shqiptarja.com)