Ankimet për 25 prillin/ Vuloset rezultati për Gjirokastrën, Kolegji Zgjedhor rrëzon paditë e PD, LSI dhe Vetëvendosje për pavlefshmëri të rezultatit

Kolegji Zgjedhor ka vulosur rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Gjirokastrës duke rrëzuar të gjitha paditë e bëra nga PD, LSI dhe Vetëvendosje, për zgjedhjet e 25 prillit. Kolegji ka rrëzuar kërkesën e PD për marrjen e provave shtesë për qarkun e Gjirokastrës nga institucionet.

Përfaqësuesi i PD Ivi Kaso ngriti para Kolegjit shqetësimin sipas tij për votimin e emigrantëve që u ndaluan të vijnë si pasojë e pandemisë.

“Një mase të madhe iu është mohuar e drejta vetëm, 6 ditë pa zgjedhjeve për të afektuar qartësisht procesin.Dhe në këtë bashki kjo ka efekte te drejtëpërdrejta sidomos në bashkinë Dropull, që në masë më të madhe të popullsisë ka etni greke. Këtu më pak gjysma kanë votuar e atyre që ushtruan të drejtën e tyre në 2013.

Kas kërkoi në shqyrtim , paraqitemn mbi 20 prova dhe kërkuam prova të tjera që gjendeshin pranë institucioneve shtetërore dhe refuzuan t’i ndajnë me ne, çka përbën implikim para zgjedhor që ndikoi pastaj në votën e qytetarëve. Kemi 30 ankesa për shkelje nga qeveria. Për shirje e njerëzve me rekorde kriminale, që ndikoi në votë, manipulimin e saj, shpërndarja e të mirave materiale gjithashtu një tjetër shkelje, përdorimi i administratës nga partia në pushte, këto janë dhe në raportin e ODIHR”, tha Ivi Kaso.

Kandidati i pavarur i mbështetur nga Vetëvendosja, Kreshnik Merxhani ka paraqitur para Kolegjit disa pretendime në bazë të të cilave, sipas tij vullneti i qytetarëve është ndryshuar dhe shton se disponohen video ku shfaqen persona të cilët shënjojnë në fletat e votimit. Sipas Merxhanit, vëzhguesit e Vetëvendosjes janë penguar për të kryer punën e tyre, kjo ka ndodhur në raste të përsëritura vazhdimisht. Më parë KAS ka rrëzuar kërkesën e PD për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të Gjirokastër. Edhe sot Kolegji Zgjedhor si KAS nuk pranoi marrjen e provave shtesë për Gjirokastrën.

Thuajse të gjitha vendimmarrjet e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ janë dërguar nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Vetvemdosje në Kolegjin Zgjedhor. Me përfundimin e Gjirokastrës në Kolegjin Zgjedhor mbetet për tu gjykuar edhe 8 qarqe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:13
Kolegji rrëzoi kërkesat për Gjirokastrën, përfaqësuesi i PD, Kaso: KQZ dhe Gjykata s'bënë transparencë, do e ndjekim deri në fund! Kaziaj: LSI s’e pranon humbjen

Përfaqesuesi i PD Ivi Kaso dhe ai i LSI Altin Kaziaj në seancën e Kolegjit Zgjedhor shprehen se nuk e pranojnë humbjen edhe pasi Kolegji vulosi rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Gjirokastrës. Sipas Kasos, KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, refuzuan të jepnin një vendim objektiv dhe transparent.

“Nuk do të heqim dorë nga transparenca nga ky proces elektoral, që ka qenë më e ndikuar nga interesat e mazhorancës, që nuk lejonte shqiptarët të votonin të lirë. Beteja për transparencë është shumëpalnëshe, kemi zhvilluar në planin administrativ, në KAS dhe KQZ, do të bëhet në rrugë penale, mund të zhvillohet në rrafshe të tjera Kushtetuese, sepse shkeljet që ne kemi prekur janë shumëpalëshe.

Çdo veprim i tyre, në mos sot do të vihet përpara shërbimeve ligjzbatuese dhe të gjithë do të japin llogari për procesin e 25 prillit. LSI dhe opozita nuk pranon një vendim të dhënë për këto shkaqe. Nuk ka se si pranon faktin, që lënia e një vendimi kaq të shkurtër të pranohet nga ana jonë. Në këto zgjedhje janë formuluar kaq shumë kërkesa dhe prova se në zgjedhjet e tjera. Anëtarët e KAS e kanë pasur shumë të lehtë për të marrë kërkesat për provë dhe t’i shqyrtonin ato, për të dhënë vendime objektive”, tha Kaso.

“LSi ska si e pranon  humbjen kur kerksat nuk janë marr ënë shqyrtim. Dhënia e vendimit në një kohë kaq të shkurtër nuk pranohet nga ana jonë. Në këto zgjehdje janë formuluar aq shumë kërkesa saqë në të gjitha zgjedhjet e tjera bashkë nuk kanë qenë”, tha Kaziaj.

Ora 12:56
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e partive politike për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve për Gjirokastrën

 

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e PD-LSI dhe të kandidatit të pavarur i mbështetur nga Vetëvendosja, Kreshnik Merxhani për rezultatin e qarkut të Gjirokastrës në zgjedhjet e 25 prillit. Partitë politike kërkonin pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë qark, por kërkesa fillimisht u rrëzua nga KAS dhe tani edhe nga Kolegji.

Ora 12:27
Padia e PD për qarkun e Gjirokastrës, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën, nuk pranon marrjen e provave shtesë

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e PD për marrjen e provave shtesë për Gjirokastrën nga institucionet për zgjedhjet e 25 prillit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim