Përfaqësuesi ligjor i ‘Rithemelimit’: Ankimimi i Alibeajt për statutin e Berishës jo legjitim, s’duhet të merret në konsideratë! Mandati jonë, s’ka skaduar

Përfaqësuesi ligjor i “Rithemelimit” Ledio Nuraj tha për Report TV se vendimi i kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj të ankimonte vendimin e Gjykatës së Tiranës që njohu statutin e Kuvendit të Berishës në 11 dhjetor është jo legjitim dhe as që nuk duhet të merret në konsideratë.

Sipas tij Alibeaj është shkarkuar si Nënkryetar i PD dhe si pasojë nuk ka legjitimit për t’u ankuar. Kujtojmë se “Rithemelimi” e ka shkarkuar Alibejan në Kuvendin e 11 dhjetorit.

“Ankimi është jo legjitim, pasi ai është shkarkuar, pra nuk është legjitim për tu ankuar. E drejta e ankimit i jepet palëve pjesëmarrëse në proces sipas Kodit. Nuk është i legjitimuar për të bërë ankim lidhur me vendimin e Gjykatës. Jemi në kushtet që ky ankim nuk duhet të pranohet, nuk është legjitim dhe nuk duhet të merret në konsideratë. Por edhe nëse do të merret në shqyrtim, ky merret në dhomë këshillimi kur ka insistim, po nga i njëjti gjyqtar. Ky shqyrtim u vonua, pasi ka qenë vetë gjyqtari që ka dashur të dorëhiqet, por në fakt rezultoi që ai nuk kishte konflikt interesi.”, tha ai.

I ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj sqaroi pretendimet e ngritura nga pala tjetër se “Komisioni i Rithemelimit” ishte i vlefshëm deri më 22 mars. Nuraj tha se mandati nuk ka skaduar, pasi po ai Komision vendimet e të cilit janë pranuar dhe legjitimuar nga Gjykata, vendosi të shtynte afatin deri në rikonstruktimin e degëve.

“Ky mandat nuk i ka mbaruar, pasi është votuar në 11 dhjetor dhe është marrë vendim nga po ai komision që derisa të mbaroi ristrukturimi i degëve, i është shtyrë afati i këtij kuvendi. Mandati nuk ka skaduar! Në 11 dhjetor një nga vendimet ka qenë që Kuvendi deri në 22 mars quhet i mbledhur. Komisioni është në fuqi deri në Kuvendin tjetër.”, u shpreh ai.

J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur

Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur