Ankohet Vuçiç: Kemi zgjedhur Kinën për vaksinën, BE na ka braktisur (VIDEO)

Serbia është vendi i parë në Ballkan që ka filluar me vaksinimin masiv të popullsisë së saj, pasi ajo ka arritur të sigurojë 3 lloje vaksinash. Programi i vaksinimit në Serbi po ecën me shpejtësi më të madhe sidomos pas marrjes së 1 milion dozave nga Kina. Serbia importon vaksinën “Sinopharm”, e cila në fazën e tretë të testimeve ka treguar një shkallë efikasiteti prej 79 deri në 86 për qind. Pas nisjes së vaksinimit me Sinopharm, ka bërë që vendi të jetë e dyta në Evropë për nga vaksinimi, me 4.6 doza për 100 banorë, pas Mbretërisë së Bashkuar por përpara vendeve të mëdha të BE-së.

Presidenti Vuçiç theksoi se bota është në një luftë për të siguruar vaksinat, ku sipas tij vendet e varfëra janë lënë pas dore.

“Është sikur bota të ketë goditur një ajsberg, si “Titaniku”, të pasurit dhe më të pasurit shpëtojnë veten dhe njerëzit e tyre. Ata kanë përgatitur varka të shtrenjta shpëtimi për ta dhe ne që nuk jemi të pasur, por jemi të vegjël si vendet e Ballkanit perëndimor, po mbytemi bashkë me “Titanikun”. Ky mund të mos jetë qëllimi i tyre, por nuk u intereson shumë”, deklaroi Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë.

Serbia ka marrë deri tani një ngarkesë me 10 mijë doza “Pfizer”, por presidenti Vuçiç thotë se vendi do të marrë vaksinën kineze.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen