Dzani Topali, një 46-vjeçar biznesmen shqiptar, babai i tre fëmijëve është zhdukur në ishullin e Rodosit tashmë prej 6 ditësh dhe paqartësia për fatin e tij është shumë e madhe. Mediat greke shkruajnë se ditët kalojnë dhe ai nuk jep shenja jete, familja e tij është e shqetësuar por ende nuk pranojnë të aktivizojnë "Silver Alert". Sipas kryetarit të shërbimit social Silver Alert, Gerasimos Kourouklis, i cili foli për protothema.gr , ai i lë të hapura të gjitha mundësitë, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia e veprës penale. Sipas informacioneve, 46-vjeçari është gjetur pasditen e së dielës me një grup shokësh dhe në mbrëmjen e së njëjtës ditë do të takohej me një klient në një njësi hoteliere. Nga kontrolli i kamerës rezultoi se ai është nisur drejt zonës, ndërkohë që nuk ka përfunduar kontrolli i bisedave të tij dhe gjetja e vendndodhjes së celularit.
Sipas policisë, të gjitha portat e daljes nga ishulli janë kontrolluar por pa asnjë rezultat , ndërkohë që po kontrollohen personat që kanë pasur marrëdhënie financiare dhe profesionale me babain 46-vjeçar. Celulari i tij është i fikur dhe makina i është gjetur i braktisur dy kilometra larg shtëpisë. Gazeta "Dimokratiki i Rodos" shkroi se duke qenë se për shkak të punës së tij kishte llogari të hapura dhe po përpiqej të mblidhte detyrimet , është për t'u habitur që ai nuk iu përgjigj një takimi që kishte të hënën në mëngjes me një hotelier , i cilit do t’i paguante 30.000 euro 46-vjeçarit për punën që kishte bërë.
Hotelieri e kërkoi dhe kontaktoi me njerëz të njohur të Topalit, por askush nuk e di se ku ndodhet 46-vjeçari. Nga kontrolli i kamerave u zbulua se ai ishte nisur drejt zonës, ku do të zhvillohej takimi.

Një natë më parë ai dyshohet se ka pasur një takim me një tjetër hotelier me të cilin kanë rënë dakord për shlyerjen e borxheve nga një projekt tjetër, i cili ka njoftuar autoritetet se takimi i tyre ishte anuluar.
Komente

