Ankthi është një emocion që ndërthur negativitetin, frikën e tepruar apo shqetësimin.
Zakonisht shoqërohet dhe me rrahje të forta të zemrës, dhimbje të kraharorit, dhimbje koke dhe frymëmarrje të çrregullt.
Në shumë raste, kur zgjohesh në një situatë të tillë mendja të shkon menjëherë të pish një kafe, por megjithatë kafja jo gjithmonë ka efekt qetësues.
Tek disa njerëz kafja ndikon në rritjen e mëtejshme të ankthit.
Cilat janë dy format e ankthit të mëngjesit?
Ankthi i mëngjesit shfaqet menjëherë pas zgjoheni. Zakonisht shoqërohet me rrahje të forta të zemrës dhe këputje të trupit.
Ndërkohë forma tjetër e ankthit të mëngjesit është ai që del në pah pas disa minutash që jemi zgjuar.
Një gjendje e cila rritet gradualisht derisa arrin të formohet një dhimbje në kraharor. Po ashtu një nga karakteristikat e tjera të këtij lloj ankthi është lodhja dhe mungesa e përqendrimit.
Si të përballoni ankthin e mëngjesit ?
Për të shuar ndjesinë e ankthit të mëngjesit nuk është e nevojshme që të stresoheni se nga vjen. Sipas ekspertëve duhet të rrini të qetë, pasi mund të përkeqësohet duke shkaktuar kriza paniku.
Duke qenë se truri fillon dhe dërgon sinjale qetësuese, trupi nuk është në gjendje alarmi dhe kështu kriza e ankthit kalon dalëngadalë. Megjithatë nëse këto kriza ju kapin herë pas here rekomandohet që të konsultoheni me mjekët përkatës.