Ditët e fundit ka nisur një ‘sherr’ mes repereve shqiptare. Gjithçka është zhvilluar në rrjetet sociale, ku Baby G dhe Tayna kanë thumbur kolegen e tyre, Rinën në lidhje me këngën e kësaj të fundit ku shprehet se është ‘Mami i repit’.
Mirëpo kësaj teme nuk i ka rezistuar as Anna Lika e cila ka pozuar në një foto me mikeshën e saj. “Jo mami njëra, jo mami tjetra. ‘Mamat’ këtu jemi ne!”- ka shkruar aktorja me humor.
Një ditë më parë Baby G nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar se ajo është ‘Mami’ e vërtetë. “Klikimet e rreme të bëjnë të lumtur? Po unë kam turmën gjithmonë. Ku je ti mami?”- i drejtohet ajo Rinës.
E ndërsa Tayna i është drejtuar me fjalët: “E si t’më nijn mu, as ty mo nuk t’knohet. Kush është mami”.
Mesa duket ky konflikt do të zgjasë akoma.