Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Anna Oxa është shprehur e pakënaqur në lidhje me Festivalin e famshëm Italian Sanremo.

Oxa ka thënë se Festivali i muzikës nuk ka më cilësinë e tij të dikurshme pasi tani Sanremo reflekton dhe situatën politike, shoqërore në vend.
Këngëtarja ka thënë për “Corriere della sera” se ky festival, i cili duhet të ketë një shkallë të lartë kualiteti dhe organizimi i ngjason koncerteve të 1 Majit, ku nuk bëhet muzikë e vërtetë por thejsht një event.

“Pyeta ata që ishin në komisionin e përzgjedhjeve. Gjendesha në 14 finalistët gjysmë ore përpara publikimit të emrave. Dhe më pas jam hequr, pas një zënke të çmendur”.“Pse? Pasi jam një njeri i lirë që nuk i jap llogari askujt”-ka thënë me tej Ana Oxa.

Këngëtarja i ka shpallur “luftë” Sanremos duke u shprehur se këngëtarët të cilët konkurrojnë në festival nuk kanë shkallën e duhur të përgatitjes dhe krjimtaria nuk vlerësohet.

Gjithashtu Oxa i ka bërë thirrje publikut të tregohet indiferent dhe të mos votojë në netët finale të festivalit më 24 dhe 25 shkurt.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com