Anna Pirozzi, sopranoja që rrëmbeu zemrat e shqiptarëve: Pse Shqipëria është si familje për mua! Nga sheshi në skenën e Operas, çfarë ndodhi gjatë 'Verdi off'

Verdi off”  u rikthye në Tiranë në Javën Italiane...

Janë dy solistet e Operas, sopranot Ramona Tullumani dhe Renisa Laçka që prej ballkonit të Operës, joshin publikun me zërin e tyre dhe magjinë e  “Cucu verdiano”...

“Verdi off” është një manifestim që në Itali shfaqet prej më shumë se një dekade përmes shumë iniciativash. Të jesh i hapur për vendet e huaja veçmas për Shqipërinë është sipas nesh një mundësi e madhe për të dëgjuar veprat e mjeshtrit Xhiuzepe Verdi”, thotë Mario Mascitelli, regjisor dhe aktor.

Ripropozon tragjedinë “Aida” në formën e komedisë e teatrit të rrugës... Muzika është ajo e gjeniut italian, ndërsa qasja komike bëhet për të afruar publikun e thjeshtë me Operan...

“Mendoj se është një mënyrë e shkëlqyer për të përçuar operën lirike tek të gjithë, edhe pse në një mënyrë zbavitëse”, shton më tej.

Zbulojmë se formula ka funksionuar... qytetarët po e shijojnë këtë version të veprës.  Më tej nga sheshi “Skënderbej”, në skenën e madhe të Teatrit, publiku mblidhet për të marrë pjesë në një spektakël unik të operës italiane

Bukuria e vokalit të sopranos napolitane Anna Pirozzi dhe loja e Orkestrës së Teatrit dirigjuar nga Jacopo Sipari mbërthen publikun në magjinë e kompozitorëve si Verdi Pucini, Masagni e Cilea... Në fund të koncertit publiku shpërthen në ovacione e kërkon ‘bis’... Ndërsa në pritje janë dashamirësit e saj që duan ta parëshëndesin.

“Ka qenë një emocion i dyfishtë për mua, sepse unë e njoh vendin tuaj dhe shqiptarët!”, shprehet sopranoja Anna Pirozzi.

 Ka interpretuar në skenat më prestigjioze si Teatro della Scala apo Royal Opera House.

“Nuk ka asnjë ndryshim mes skenave. Publiku është gjithmonë njësoj dhe vjen në teatër për t’u emocionuar. Unë sot e ndjeva emocionin e publikut dhe kjo më dhuroi shumë gëzim...”, thotë ajo.

Këtë fundjavë, ajo mbajti një ‘masterclass’ për një ditë edhe për këngëtarët lirikë të Shqipërisë...

“Gjatë një dite ‘masterclass’ mbi të gjitha mund dëgjohet, çka është shumë e rëndësishme. Unë hasa zëra të mrekullueshëm këtu në Tiranë. Jam shumë e lumtur që i ndihmova qoftë për pak orë.”, shprehet më tej. 

Si një këngëtare pop, që ka zbuluar dashurinë e muzikës lirike vonë, duke bërë një sërë sakrificash për të kapur majat, ajo ka çfarë t’u mësojë të rinjve dhe në aspektin personal.

“Nëse me të vërtetë muzika është pasioni juaj, u them gjithmonë të rinjve vazhdoni përpara me të gjitha forcat tuaja!”, thotë Pirozzi.

Ky është debutimi i saj në Opera, por vizitat në Shqipëri janë të shpeshta për të. Dashuria që ka për vendin tonë lidhet me bashkëshortin e saj...

“Bashkëshorti im është shqiptar, jemi martuar në 2006-ën. Ndaj unë vij këtu  prej shumë vitesh, sidomos gjatë verës me pushime. E adhuroj detin shqiptar, kështu që Shqipëria është thuajse familja ime”, shprehet sopranoja.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë