Për shumë prej yjeve të ekranit është e vështirë që një marrëdhënie të jetë aq e lumtur sa duhet duke përfunduar shpeshherë në divorc.
E kjo vetëm prej kohës së zënë dhe angazhimeve të shumta të cilat i mbajnë çiftet larg njëri-tjetrit.
Mesa duket aktorja Anne Hathaway e ka gjetur sekretin e lumturisë.
Ajo mund të jetë e martuar prej vetëm 18 muajsh me partnerin Adam Shulman, por mesa duket kanë arritur të gjejnë mënyrën për të rikuperuar kohën që humbin larg njëri-tjetrit.
Një prej mënyrave se si ata ja dalin mbanë, është nëpërmjet të paktën një dite në javë, gjatë së cilës i dedikohen eksluzivisht njëri-tjetrit.
“Për të paktën 24 orë në javë, mbyllim të gjithë telefonat, shkëputemi nga e gjithë teknologjia dhe përqendrohemi vetëm tek njëri-tjetri”, zbuloi Hathaway në një intervistë për një revistë rozë.
“Është e habitshme se sa e vështirë është t’ia dalësh mbanë, pasi jetojmë të dy në një botë moderne në kontakt të përditshëm me teknologjinë, por po arrijmë t’ia dalim mbanë”, deklaroi aktorja.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com