Anorgazma, gjinekologia Keta: Si ta kuptoni nëse jeni ‘viktimë’ e saj dhe problemet shëndetësore që mund të shkaktojë

Gjinekologia e mirënjohur Mimoza Keta në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në një bisedë tepër informuese për problemet seksuale të femrave, ku theksoi se ndër më kryesoret mbetet anorgazma. Por çfarë është ajo dhe cilat janë shkaqet kryesore që ndikojnë në krijimin e këtij problem tek femrat.

“Anorgazma është në tre lloje, primare kur gruaja nuk ka ndjerë asnjëherë orgazëm, sekondare kur gruaja ka ndjerë dikur por nuk ndjen më, situacionale që do të thotë ajo nuk ndjen më seksin e zakonshëm por ndjen duke bërë seks rektal, oral, duke bërë masturbim etj, kjo quhet orgazëm situacionale” u shpreh ajo.

Por cilat janë shkaqet që ndikojnë?  

“Në shkaqet e anorgazmës mund të përfshijmë shkaqet fizike, një moszhvillim I mirë I aparatit gjenital që është një problem shëndetësor, shkaqet e tjera janë sëmundjet diabet, sëmundjet muskulare, të cilat lëndojnë muskujt dhe nuk kanë mundësi të bëjnë atë lëvizjet e pavullnetshme|” tha mjekia gjinekologe Mimoza Keta.

Por a shfaq ndonjë problem shëndetësor mosarritja e kënaqësisë seksuale tek femrat? Sipas mjekes gjinekologe nuk shfaq problem shëndetsor por ka disa raste specifike.

“ Problem shëndetësor është kur ti ke ndjerë dikur orgazëm dhe aktualisht ke një infeksion i cili mund të jetë shkak për t’i bërë raportet seksuale të dhimbshme. Një infeksion I vaginës do të bëjë që most ë ndjesh atë që ke ndjerë më parë, nëse nuk trajtohen sigurisht që nuk do të ndjejnë kënaqësinë seksuale” shpjegoi ajo.

 

 

MC/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë