Sali Berisha mbetet "non grata" në Shtetet e Bashkuara dhe ky status, sipas avokatit Spartak Ngjela, nuk ndryshon edhe nga fakti që ai mori një vizë për të udhëtuar në SHBA. Duke komentuar vizitën e kreut të Partisë Demokratike përtej Atlantikut,

Ngjela tha në Report TV se PD ndërtoi një narrativë të rremë mbi vizitën ‘a thua se Berishën e kishte ftuar presidenti.’

Për Ngjelën, PD po ndjek një politikë të një niveli të ulët dhe ka mbetur viktimë e politikës së vjetër të 90-s që bazohej në gënjeshtra.

Në këto kushte, sipas Ngjelës, PD nuk vjen dot në pushtet me një non-grata dhe është e pafuqishme ta rrëzojë Edi Ramën edhe me vota.

"Politika me gënjeshtrën ka dominuar gjithë perëndimin. Gënjeshtra në fushata elektorale është dominonte. Politika është e tillë. Ai nuk doli nga tipi i tij i të pavërtetës. Ai shkoi në SHBA se i dhanë vizë. Kaq ishte! Kush e pranon atje? De facto ai është kryetari i opozitës po kush e priti atje? Këtu mbaron biseda. Nuk e presin se është non-grata në Amerikë. Nëse atje e pret një ministër, pas dy ditësh ministri hiqet. PD e krijoi si falsitet, e mori sikur e kishte ftuar presidenti i vendit. Janë politika të një niveli të ulët. PD nuk ka dalë nga kjo politikë. Është viktimë e 90ës. Ka ndryshim por ka dhe stanjacion. Nuk rrëzohen socialistët me vota. PD nuk e rrëzon dot PS. Ai është non-grata në Amerikë. Nuk vjen dot në pushtet. Nuk e lë BE dhe amerikanët" tha Ngjela