"Situata është kritike, kemi kaluar pragun e lejuar, permafrosti ka filluar të shkrihet, po rrezikohet njerëzimi” – ky është paralajmërimi i fundit i Serghei Zimov, një nga ekspertët kryesorë rusë të NASA-s për permafrost-in dhe bashkëdrejtor, së bashku me djalin e tij Nikita, të stacionit të studimit veri-lindor të Yakutia (Republika ruse në Siberinë perëndimore).

"Nëse tendenca vazhdon me këtë ritëm në 10 vitet e ardhshme, rrezikohet që të zhduket krejtësisht. Parashikimet ishin që shpërbërja do të ndodhte pas 100 vitesh, por duket se tashmë ka filluar”

Serghei Zimov është gjithashtu themeluesi i Parkut Pleistocen, i themeluar në vitin 1996, një eksperiment unik në botë që përpiqet, përmes futjes së barngrënësve të mëdhenj në rajonin e Arktikut, të rikrijojë ekosistemin e stepës, duke bërë kështu të mundur ngadalësimin e ndikimit të efekteve të ndryshimit të klimës.

Eksperti i ANSA vizitoi Parkun Pleistocen dhe arriti të vëzhgojë përkeqësimin e permafrostit në zonën Chersky, e cila shtrihet përtej rrethit Arktik.

(Termi anglisht permafrost përcakton një terren tipik të rajoneve të Evropës veriore, të Siberisë dhe të Amerikës së Veriut ku toka është e ngrirë prej mijravitesh).