ANSA rendit Shqipërinë mes 10 atraksioneve turistike kryesore për 2024-ën: Destinacion trend për pushime në bregdet

ANSA rendit Shqipërinë mes 10 atraksioneve turistike kryesore për 2024-ën: Destinacion trend për pushime në bregdet

Agjencia italiane e lajmeve, ANSA ka publikuar një artikull ku sugjeron 10 destinacione të cilat nuk duhen humbur nga turistët në vitin 2024 dhe mes vendeve si Spanja, Japonia apo Austria renditet edhe Shqipëria.

Në artikull theksohet se natyra me gjelbërimin, ujërat e kaltra dhe çmimet e ulëta e bëjnë Shqipërinë një ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar gjatë këtij viti, kryesisht në sezonin veror. 

Vlora përmendet si një ndër qytetet me plazhet më të bukura duke theksuar veçanërisht Lagunën e Nartës dhe gjirin e Gramës.

“Ujërat blu, shumë gjelbërim dhe çmimet e ulëta e kanë bërë Shqipërinë një destinacion tërheqës veror; Gjithashtu në vitin 2024 do të zgjidhet si një destinacion trend për pushime në bregdet, në veçanti Vlora, një qytet port në jug të vendit, ndër vendet për të zgjedhur si bazë për të zbuluar plazhet më të bukura. Vlora ofron hotele dhe klube buzë detit të mbushura me palma ku mund të argëtoheni, Laguna e Nartës ku mund të rigjeneroheni dhe një udhëtim me varkë në gjirin e vogël të Gramës për të admiruar peizazhe të bukura”- shkruhet në artikullin e medias italiane.

Shqipëria vendosi rekord gjatë vitit 2023 sa i takon numrit të turistëve që kanë vizituar vendin. Sipas shifrave zyrtare të qeverisë, numri i turistëve që kanë vizituar vendin gjatë vitit që lamë pas i kalon 10 milionë. Ndërsa me nisjen e Vitit të Ri, media prestigjoze si CNN e kanë renditur Shqipërinë mes 10 vendeve që duhen vizituar me patjetër.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK

‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK