ANSA: Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, pro qasjes së 'karotës dhe shkopit' me Turqinë

ANSA: Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, pro qasjes së 'karotës dhe shkopit' me Turqinë

Agjencia italiane e lajmeve ANSA shkruan se “Në lidhje me marrëdhëniet midis BE dhe Turqisë dhe për zbutjen e tensioneve në Mesdheun lindor, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, është pro qasjes së ‘karotës dhe shkopit’, duke lënë gjithmonë të hapur "rrugën e dialogut" në një ‘Konferencë Shumëpalëshe’.

Sipas ANSA, Presidenti i Këshillit Europian do ta propozojë qasjen e tij në samitin e ardhshëm të 27 vendeve europiane që do të mbahet brenda shtatorit.

Gjatë një interviste për ANSA dhe pesë agjenci të tjera ndërkombëtare lajmesh, Charles Michel u shpreh se

"Bashkimi Europian ka mjete ekonomike dhe tregtare për të përmirësuar marrëdhëniet me Turqinë dhe të njëjtat mjete mund të përdoren gjithashtu në një mënyrë tjetër nëse nuk ndihemi të respektuar. Ne do të flasim për këtë në samitin e ardhshëm të liderëve të BE-së, ku do të propozohet  gjithashtu ideja e një Konference shumëpalëshe me të gjitha vendet që kanë kufij detarë në zonë, me një përfshirje të mundshme dhe të fortë të Unionit Europian”, - tha Michel.

Athina dhe Ankaraja kanë acaruar marrdhëniet e tyre asnjëherë të qeta, qëkurse Turqia nisi një ekspeditë kërkimi gazi natyror në brendësi të ujërave detare greke me anijen Oruci Reis, gjë të cilën Greqia e cilësoi shkelje të sovranitetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë