ANSA: Shqipëria sot merr “OK” për
rrugën drejt anëtarësimit në BE

ANSA: Shqipëria sot merr “OK” për<br />rrugën drejt anëtarësimit në BE
BRUKSEL - Shqipëria është më pranë Europës dhe sot do të marrë “OK”, për të qenë vendi më i  ri kandidat për Bashkimin Europian, duke qenë kështu më pranë objektivit të saj, që është anëtarësimi në BE.
 
“Është e mundur që Komisioni Europian t'i hapë rrugën kandidaturës së Shqipërisë për në Bashkimin Europian, pas publikimit të raportit vjetor për zgjerimin, që jep pikët për vendet kandidate dhe ata potenciale për integrimin drejt Uninonit ku ndodhen 28 vende”, shkruante dje agjencia italiane ANSA.
 
Sipas agjencisë ANSA, Tirana që ka paraqitur kërkesën në prill të vitit 2009, vitin e kaluar ishte gati duke e marrë statusin e vendit kandidat nga Brukseli, por kjo gjë iu rezervua. Komisioni i BE-së në fakt i dha miratimin për marrjen e statusit, por i kishte vënë disa kushte për ti plotësuar që të jepte “OK” e t'i hapte rrugën drejt anëtarësimit në BE. Kushtet ishin” Reformat në gjyqësor, në administratën publike dhe reformën parlamentare.
 
Një tjetër kusht për Shqipërinë ishte edhe zhvillimi i qetë dhe pa probleme i zgjedhjeve parlamentare të 23 Qershorit, ku fitues doli koalicioni i majtë me në krye, kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama.
 
Në bazë të raportit, Komisioni Europian në muajin dhjetor, do të mbledhë liderët e 28 vendeve anëtarë të Bashkimit Europian, për t'i dhënë dritën jeshile Shqipërisë. Aktualisht kandidatët zyrtarë për në BE janë: Turqia, Islanda, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia.
 
KOMISIONI EUROPIAN PËR KOSOVËN
Ndërkaq, për Kosovën Komisioni Europian pritet të hapë dritën jeshile të fillimit të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA). Negociatat pritet të fillojnë brenda këtij muaji, dhe të përmbyllen në fund të verës së vitit 2014.
 
Rasti i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit për Kosovën është i pari që nuk do të kërkojë ratifikim nga  parlamentet e shteteve anëtare të BE-së. Kjo duket se bëhet, pasi Kosovën nuk e njohin si shtet të gjitha vendet e Bashkimit Europian.

NESER FYLE PREZANTON PROGRES RAPORTIN E ZGJERIMIT
Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë Stefan Fyle do të paraqesë sot, në Bruksel Strategjinë e re të Zgjerimit dhe Raportin Vjetor për vendet që janë në procesin e pranimit.

Deklarata e Komisionerit Fyle është bërë dje gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë shqiptarë.

"Më lejoni të flas fare shkurt mbi raportin e progresit që do të miratojë Komisioni këtë vit. Këtë vit raporti do të përqendrohet në 4 pika", tha komisioneri

Fyle:Pika e parë, për të cilën do të flasë Stefan Fyle, do të jetë mbi faktin që Kroacia bëhet shteti anëtar i njëzetetetë; do të jetë mbi pushtetin transformues të zgjerimit, jo më kot e kemi marrë Çmimin Nobel për Paqen.

E dyta, për të cilën Fyle do të raportojë, do të jetë mbi faktin se zgjerimi vazhdon pavarësisht krizës financiare, por vazhdon jo pse është me autopilot, por sepse është një politikë e besueshme, një politikë që shoqëron një politikë tjetër të rëndësishme të Bashkimit Evropian – thellimin e integrimit.

Pika e tretë, e raportit të progresit të përgatitur nga komisioneri Fyle, është një moto të re e BE-së: Në fillim parimet. Cilat janë parimet? Shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit, por edhe çështjet ekonomike dhe konkurrenca; ne duam që vendet kandidate që do t’i bashkohen BE-së të jenë gati edhe në terma ekonomike.

Pika e katërt, që do të jetë një pikë që është nënvizuar edhe vitin e kaluar, sipas komisionerit Stefan Fyle, është që Komisioni Evropian mbetet miku dhe mbështetësi më i mirë i vendeve kandidate dhe aspiruese në udhën e tyre shumë të rëndësishme për t’u bërë anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Evropian.

AXHENDA E FYLES PER SOT
Pas miratimit nga Komisioni Evropian i progres-raportit të përgatitur dhe i lexuar nga komisioneri Fyle, ky i fundit do të flasë para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, në oren 12:30.

Ndërkaq komisioneri Stefan Fyle, do të zhvillojë një konferencë për shtyp në Komisionin Evropian në orën 14:30.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Financim nga shteti për familjet që instalojnë sistemet e ngrohjes dhe ftohjes në banesa! Miratohen 4 skema për panelet, pompat, kaldajat e ngrohjen qendrore

Financim nga shteti për familjet që instalojnë sistemet e ngrohjes dhe ftohjes në banesa! Miratohen 4 skema për panelet, pompat, kaldajat e ngrohjen qendrore