Ansamblet e Kosovës e Shqipërisë
nuk ftohen në festivalin e Ohrit

Ansamblet e Kosovës e Shqipërisë<br />nuk ftohen në festivalin e Ohrit
OHER- Kosova dhe Shqipëria nuk do të marrin pjesë në Festivalin e 52-të Tradicional Ballkanik të Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili tradicionalisht mbahet në Ohër.
 
Festivali ka çelur siparin të shtunën e djeshme për të vazhduar deri me datë 11 korrik. Në skenën e Sarajit të poshtëm, do të grumbullohen ansamble dhe grupe nga shumë vende të botës, ndërkohë që bie në sy mungesa e ansambleve dhe grupeve nga Shqipëria e Kosova, edhe pse janë dy vende ballkanike.
 
Mes shume grupeve nga Ballkani dhe Europa, në festival do të paraqiten dy shoqëri-ansamble nga Ohri, "Biseri" dhe "Oteks" , ndërkohë që ansamblet e Shqipërisë dhe Kosovës, janë anashkaluar.
 
Kosova përjashtohet për të dytën herë radhazi nga aktivitet e Ohrit, ku më datë 1 qershor presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga nuk mori ftesën për në Samitin e Ohrit, lidhur me bashkëpunimin rajonal.
 
Për shkak të refuzimit të Kosovës, në samitin e Ohrit, edhe presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, megjithëse ishte i ftuar nuk pranoi të merrte pjesë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin