Ansi Agolli “harron” Kombëtaren,
pret Ilir Metën në Azerbajxhan

Ansi Agolli “harron” Kombëtaren,<br />pret Ilir Metën në Azerbajxhan<br>
Tema më kryesore e futbollit shqiptar dje ishte lënia jashtë liste e kapitenit të Kombëtares, Ansi Agollit, për ndeshjen miqësoren ndaj Norvegjisë, që do të luhet më 26 mars në Elbasan. Nëse në miqësoren e fundvitit të kaluar ndaj Turqisë gjithçka kaloi në heshtje, duke qenë se kapiteni kuqezi vinte nga një periudhë shumë e ngarkuar dhe i duhej një pushim, tashmë ndryshon situata.

Sërish mbrojtësi i majtë nuk është preferuar nga trajneri Christian Panucci për miqësoren e parë për këtë vit. Shpesh në deklaratat e tij, trajneri ka lënë të kuptohet se mosha e Agollit (35 vjeç), bën që ai të mendojë për alternativa të tjera në krahun e majtë. Por ndërkohë, dje kapiteni kuqezi ka pasur në Azerbajxhan një takim të veçantë me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. “Ishte kënaqësi e veçantë t’i dhuroja në mënyrë simbolike fanellën e skuadrës tij, Qarabag, si dhe t’i uroja mirëseardhjen në Baku presidentit të Republikës, zotit Ilir Meta”, – shkruante Agolli dje në “Instagram” në foton e postuar.

Mungesën e Agollit do ta sqarojë përfundimisht trajneri Panucci ditën e hënë në konferencën për shtyp. Do të mësohet përfundimisht nëse është lënë vetëm për këtë ndeshje, apo përfundimisht Agolli nuk do të grumbullohet më.
 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur