Antarësimi i Shqipërisë në zonën e pagesave në Euro, Sejko: Përfundimi në vitin e parë 20 mln euro! Reduktohet pastrimi i parave 

Antarësimi i Shqipërisë në zonën e pagesave në Euro, Sejko: Përfundimi në vitin e parë 20 mln euro! Reduktohet pastrimi i parave 

Gent Sejko

Antarësimit i Shqipërisë në zonën unike të pagesave në Euro, do të ulë kostot deri në 5 herë për transfertat, rrit shpejtësinë e realizimit të tyre, formalizon ekonominë dhe pritet të sjellë miliona euro përfitime për ekonominë. 
Efektet pozitive të antarësimit në SEPA i tha në Komisionin e Integrimit, guvernatori Gent Sejko

"Së pari, ajo ofron pagesa ndërkufitare në Euro me të njëjtat kosto si ato brenda vendit. Kjo përkthehet në pagesa më të lira dhe më të shpejta me vendet e anëtare të SEPA-s. Aktualisht transfertat dhe pagesat me vendet e BE-së dhe anasjelltas kryen nëpërmjet bankave korrespondente - një kanal i kushtueshëm dhe jo efikas ky, në terma të kohës së ekzekutimit të transaksionit, monitorimit e finalizimit të tij, transparencës së kushteve të punës dhe mbrojtjes së konsumatorit. Me kryerjen e transfertave nëpërmjet SEPA-s, kostoja e pagesave ndërkufitare në Euro me vendet anëtare është minimalisht 5 herë më e ulët", tha Sejko.

Vetëm në vitin e parë pasi vendi të anëtarësohet ekonomia pritet të përfitojë 20 milionë euro. 

"Përfitimet ekonomike nga kryerja e pagesave me efikasitet më të lartë sa i përket kostove, kohës dhe sigurisë janë të mëdha dhe, sipas vlerësimeve tona paraprake, mund të arrijnë deri në 20 milionë euro në vitin e parë, për t’u rritur në mënyrë progresive në vijim. Më konkretisht, duke u bazuar në eksperiencën e sistemit AIPS Euro - nëpërmjet të cilit Banka e Shqipërisë që nga fillim i operimit në janar të vitit 2022, i ka kursyer tregut shqiptar rreth 50 milionë euro - vlerësohet se impakti i anëtarësimit në SEPA do jetë dhe më i gjerë", tha Guvernatori.

Po ashtu guvernatori është shprehur se bërja pjesë e SEPA, do të formalizoje ekonominë dhe do të shërbejë për parandalimin e pastrimit të parave.

"Më lejoni të theksoj se në këtë drejtim, një përfitim i rëndësishëm që vlerësohet se do të sjellë anëtarësimi në SEPA, krahas formalizimit të ekonomisë, është dhe mundësia e një zbatimi më rigoroz të parandalimit të pastrimit të parave. Më konkretisht, shkurtimi i ciklit të pagesave dhe përfshirja e më pak aktorëve në këtë proces krijojnë mundësinë e një monitorimi më efektiv nga ana e organeve ligjzbatuese. Për më tepër, praktikat dhe standardet e funksionimit të skemave SEPA, për shkak të një standardi komunikim më të avancuar (ISO 20022), krijojnë parakushtet e nevojshme që monitorimi i transaksioneve të bëhet më efikas", tha Sejko.

Po ashtu përmes këtij sistemi edhe transfertat që emigrantët bëjnë për të afërmit e tyre do të jenë më pak të kushtueshme

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nonda: 18/07/2024 08:29

    NUK na the ate me te rendesishmen.....KUR NDODH

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar