Antarktidë, krijohet parku detar
më i madh në planet Foto/Video

Antarktidë, krijohet parku detar<br />më i madh në planet Foto/Video
Vendet që menaxhojnë Antaktidën arritën një marrëveshje historike në Australi.
Në pjesën më të ftohtë të globit do të ndërtohet parku detar më i madh në histori.

Çdo gjë duhet të sigurojë ruajtjen e ujërave  në zonën e Detit Ross. Mendohet se parku do të mbulojë një hapsirë aq të madhe sa sipërfaqja e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë të marra së bashku.

Marrëveshja u arrit në Hobart dhe u nënshkrua nga 24 vende të Unionit Europian, pjesëtarë të komisionit për mbrojtjen e faunës dhe të florës detare në Antarktidë.

Projekti do të krijojë një zonë të mbrojtur në Detin Ross, do të ketë një sipërfaqe prej 1.55 milion km katror dhe  peshkimi do të jetë i ndaluar në rreth 1,12 milionë kilometra katror.

I njohur ndryshe edhe si oqeani i fundit Deti Ross është konsideruar si ekosistemi i fundit i paprekur  detar. Shumë e cilësojnë këtë marrëveshje historike sepse për herë të parë  vendet bien dakort të mbrojnë një zonë gjigante të oqeanit përtej juridiksioneve kombëtare. Akordi hyn në fuqi brenda dhjetorit të 2017.
 
Kjo inisiativë ka marrë mbështetjen nga organizata ambjentaliste e madje ka kontribuar edhe aktori Leonardo di Caprio në mbledhjen e firmave për peticionin  e kërkuar. 

[gallery]19379[/gallery]
  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin