ANTARKTIDE- U mbyll me sukses aventura e 52 shkencëtarëve dhe turistëve që ndodheshin në bordin e anijes ruse "Akademik Shokalskiy" ekuipazhi i të cilës merrej me kërkime.
Anija ishte bllokuar në akujt e Antarktidës që në prag të Krishtlindjes, gati 1.500 milje në jug të Tasmani, shtet në Australi që ka si kryeqytet Hobart-in.
Rreth orës 06:15 helikopteri kinez i anijes Xue Long ka nisur të marrë pasagjerët nga anija dhe rreth orës 09:30, grupi i parë i pasagjerëve u transportua me sukses. Të mërkurën e parë të vitit, shpëtimi i tyre nuk ishte bërë i mundur për shkak të kushteve të këqija të motit.
Forcave të shpëtimit, për transportimin e personave që ndodheshin në bordin e anijes, kanë bërë gati 7 udhëtime vajtje–ardhje, nga 45 minuta secili për të transportuar 12 pasagjerë njëherësh, gjithashtu edhe mjetet dhe bagazhet e tyre.
Autoritetet australiane thanë gjithashtu se në bordin e anijes së bllokuar në akull do të qëndrojnë 22 pjesëtarë të ekuipazhit rus, të cilëve do u duhet të mbajnë operative anijen, derisa të shkrijë akulli, që do të bëjë të mundur lëvizjen e saj.
Me rastin e vitit të ri, disa pasagjerë të anijes, uruan të gjithë njerëzit në botë, nëpërmjet një video të regjistruar brenda një tende, duke kënduar një këngë të kompozuar pikërisht për ditët që po kalonin të bllokuar mes akujsh.
Lajmi fillimisht u publikua në 11:25.
Redaksia online
(e.s/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com