Ante Rebic kryen vizitat te Milani, ‘djalli’ tenton në orët e fundit edhe sulmuesin brazilian të Shakhtar-it

Ante Rebic kryen vizitat te Milani, ‘djalli’ tenton në orët e fundit edhe sulmuesin brazilian të Shakhtar-it

Milan është treguar shumë aktive në orët e fundit të merkatos së verës pasi ‘djalli’ ka siguruar një futbollist dhe është afër fimrës me një tjetër. Të dielën në mbrëmje në Milano ka mbërritur kroati Ante Rebic, i cili aktualisht po zhvillon vizitat mjekësore, ndërsa më pas do të hedhë të zezën mbi të bardhë.

25-vjeçari është marrë në formë huazimi për 2 vite nga Eintracht Frankfurt, ndërsa me të njëjtën formulë në kahun tjetër ka kaluar Andre Silva. Të dy klubet në rast se dëshirojnë të blejnë përfundimisht lojtarët pas dy vitesh duhet të paguajnë 25 mln euro.

Gjithsesi sipas mediave italiane Milani mendon të mos ndalet këtu. Drejtuesit e klubit do të tentojnë ti vendosin në dispozicion trajnerit Giampaolo edhe sulmuesin e Shakhtar Donetsk, Taison. Problem qëndron se për 31-vjeçarin ukrainasit kërkojnë 30 mln euro, aq sa çështë edhe klauzola e largimit. Gjithsesi duke parë dëshirën e madhe të klubit Italian nuk do të ishte çudi që braziliani në orët e fundit të merkatos të bëhej ‘djall’.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!